Flash

KQZ iu jep 72 orë kohë të gjithë subjekteve për heqjen e materialeve propagandistike

Lapsi.al 8 April 2025
KQZ iu jep 72 orë kohë të gjithë subjekteve për heqjen

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi shpalli sot vendimet për shqyrtimet administrative të denoncimeve të Koalicionit për Reforma Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, të Organizatës “Qëndresa Qytetare” dhe të Partisë Demokratike.

KSHZ vendosi: T’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative ndaj Sekretarit të Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë dhe pushimin e shqyrtimit administrativ ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kopshteve dhe Çerdheve, Bashkia Tiranë.

KSHZ vendosi po ashtu pushimin e shqyrtimit administrativ ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Kryetarit të Këshillit të Bashkisë Fier, Sekretar i Këshillit të Bashkisë Fier dhe Kryetarit të komanduar të Bashkisë Tiranë.

U vendos dhënia e autorizimit KZAZ-së nr. 74 për krijimin e Komisionit të Qendrës së Votimit të Posaçme pranë burgut të Drenovës, Korçë dhe KZAZ-së nr. 23 për krijimin e Komisionit të Qendrës së Votimit të Posaçme në burgun e Durrësit.

U vlerësuan edhe raportet e monitoruesve të fushatës zgjedhore për periudhën e monitorimit 31 mars – 6 prill 2025. Për këtë periudhë janë dorëzuar gjithsej 96 raporte monitorimi dhe janë evidentuar 77 aktivitete nga partitë politike dhe 8 zyra zgjedhore të hapura për zhvillimin e aktiviteteve përgatitore të fushatës zgjedhore. Monitoruesit kanë dorëzuar 8 raporte shkeljesh nga subjektet zgjedhore për vendosje të materialeve propagandistike në shkelje me dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së në fuqi ndërsa 1 shkelje është denoncuar nga Partia Demokratike. Komisioneri i’u dha 72 orë kohë subjekteve zgjedhore për heqjen e këtyre materialeve propagandistike.

U vlerësua raporti mbi veprimtaritë publike për periudhën 30 mars – 5 prill 2025 dhe u vendos fillimi i shqyrtimit administrativ ndaj bashkive Peqin dhe Has.

Gjithashtu, në përfundim të shqyrtimit administrative të denoncimeve të Partisë Demokratike u vendos pushimi hetimit administrative ndaj Kryetarit dhe Sekretarit të Këshillit të Bashkisë Klos dhe ndaj Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Në seancën e sotme u miratuan edhe rregullat dhe kriteret e ndarjes së hapësirave reklamuese zgjedhore në billboarde dhe city lights në mënyrë të barabartë për të gjitha subjektet zgjedhore.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI