Flash

Toka në Shqipëri, zbulohen shkaqet që çuan në konflikt babë e bir me viktimën

Lapsi.al 8 April 2025
Toka në Shqipëri, zbulohen shkaqet që çuan në

Mbrëmja e së dielës së 6 prillit u kthye në tragjedi për Vladimir Topjanën, 43 vjeç, i cili humbi jetën në Fontanafredda, në provincën e Pordenones, pasi mbeti viktimë e një vrasjeje me armë zjarri.

Episodi tragjik ndodhi rreth orës 21:00, pranë një lokali në Via Buonarroti, gjatë një përleshjeje të dhunshme mes viktimës dhe sulmuesit Roger Shota.

Nga hetimet rezultoi se shkak i përplasjes mes Vladimir Topjanës dhe vrasësit ishte një mosmarrëveshje për tokë në Shqipëri. Diskutimi filloi në një lokal në Sacile dhe më pas u zhvendos në Fontanafredda, ku ndodhi tragjedia.

Situata është përshkallëzuar kur viktima ka kafshuar veshin e kundërshtarit, i cili ka reaguar duke nxjerrë armën dhe ka qëlluar duke e goditur për vdekje Topjanën në kokë.

Së bashku me Roger Shotën ka qenë edhe babai i tij, të cilët aktualisht ndodhen pas hekurave, përkatësisht në burgjet e Pordenones dhe Trevisos, me akuzën e bashkëpunimit në vrasje të rëndë me paramendim dhe përdorim të armës. Pozicioni i babait mund të ndryshojë në bazë të zhvillimeve të hetimeve në vazhdim dhe rezultatit të autopsisë.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e dinamikës së vrasjes. Arma e përdorur në sulm u gjet në vendin e krimit. Hetuesit po analizojnë me kujdes të gjitha detajet për të rindërtuar me saktësi faktet që çuan në vdekjen e Vladimir Topjanës.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI