Flash

Italia na dhuron anije, Rama: Po punojmë për të krijuar një sinergji

Lapsi.al 8 April 2025
Italia na dhuron anije, Rama: Po punojmë për të krijuar një

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e sotme ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit më kompaninë italiane, e cila është në fushën e industrisë ushtarake.

Nëpërmjet platformës “Facebook”, Rama ka ndarë momentet e nënshkrimit, marrjen në dorëzim të luftanijes e quajtur “Libra”.

“Nënshkruhet nisja e bashkëpunimit mes shoqërisë Fincantier dhe shoqërisë shqiptare ‘KAYO’ për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale, dhe nënshkrimin e Letrës së Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare”, është shprehur Rama.

Në këtë event ka qenë i pranishëm dhe ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, i cili është shprehur se raportet mes dy shteteve Shqipëri-Itali janë duke përjetuar një fazë pozitive që do të përforcohet dhe me bashkëpunime të tjera.

Ndërkohë në fjalën e tij, kryeministri i vendit ka shprehur vlerësimin për bashkëpunimin mes Italisë dhe Shqipërisë, ndërsa thekson mundësinë e përpjekjeve të reja.

“Kjo është një dëshmi e të gjithë punëve që po bëjmë bashkë dhe dua t’i siguroj të gjithë që kjo është më shumë se aspekti material, sepse po punojmë për të krijuar një sinergji të rëndësishme dhe për të krijuar bashkë një energji të re, për të ecur përpara dhe për të transformuar dhe thelluar edhe më shumë këtë miqësi dhe marrëdhënie mes dy shteteve.

T'i japim mundësi përpjekjeve të reja dhe është shumë e qartë që duhet të bëjmë ç’është e mundur, nuk ka rëndësi nëse je i vogël apo i madh, por besoj se kjo lidhje me Italinë do të thotë edhe më shumë për punën e bërë bashkë. Dua të falënderoj të gjithë skuadrën.

Dua të falënderoj edhe kreun e Ushtrisë italiane për të gjitha dhuratat dhe padyshim për kujtimet e bukura që mora. Është vërtet një kënaqësi dhe shpresoj të jenë të gëzuar me këtë marrëveshje. Ne duhet ta vlerësojmë edhe këtë dhuratë të madhe nga ana e Italisë”, tha Rama.

Gjithashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka theksuar se kjo ka qenë një vullnet mes dy vendeve për të bashkëpunuar dhe për të shtuar përpjekjet, për industrinë e mbrojtjes.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI