Flash

Të huajt po blejnë borxhin shqiptar, financuan 28% të huamarrjes së brendshme

Lapsi.al 9 April 2025
Të huajt po blejnë borxhin shqiptar, financuan 28% të huamarrjes

Investitorët nga jashtë vendit luajtën një rol të rëndësishëm në tregun e instrumenteve të borxhit në Lekë të qeverisë shqiptare vitin e kaluar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2024 investitorët jorezidentë financuan 28% të shtesës së huamarrjes së qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar.

Duke qenë se huamarrja e brendshme (duke përjashtuar rifinancimet) ishte rreth 50 miliardë lekë, mund të llogaritet se subjektet jorezidente investuan rreth 14 miliardë lekë ose afërsisht 140 milionë euro në letra borxhi të qeverisë shqiptare.

Pjesëmarrja e investitorëve të huaj në tregun e instrumenteve të borxhit në Lekë të qeverisë shqiptare ishte një risi absolute për vitin e kaluar. Sipas burimeve nga tregu, këta investitorë investuan kryesisht në obligacionet reference, me maturitet 3-vjeçar, 4-vjeçar dhe 5-vjeçar.

Megjithëse profili i investitorëve është i mbrojtur nga rregullat e konfidencialitetit, burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë kryesisht për sipërmarrje të investimeve kolektive (fonde investimi), që kanë vendosur për herë të parë të përfshijnë edhe obligacionet në Lekë të qeverisë shqiptare në portofolet e tyre.

Një interes i lartë i investitorëve për titujt e qeverisë shqiptare është vërejtur edhe në emetimet e Eurobondit, gjatë viteve të fundit. Në muajin shkurt 2025, shteti shqiptar emetoi Eurobonde për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%. Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove.

Interesi i investitorëve të huaj tashmë po shtrihet edhe në titujt e emetuar në tregun e brendshëm, në Lekë.

Hyrja e këtyre investitorëve në tregun e titujve qeveritarë në lekë është ndikuar edhe nga përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran në dy vitet e fundit.

Në muajin mars të këtij viti, agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” përmirësoi për herë të dytë në dy vjet vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran, nga “BB-” në “BB”, me perspektivë të qëndrueshme.

Një vit më parë, në mars 2024, Standard&Poor’s e pati përmirësuar për herë të parë vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB-. Në vijim, në tetor 2024, edhe agjencia tjetër Moody’s e përmirësoi vlerësimin nga Ba1 në Ba3.

Kërkesa e investitorëve të huaj është ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen e likuiditetit dhe në uljen e yield-eve të titujve qeveritarë në lekë gjatë vitit të kaluar, por edhe në tremujorin e parë të këtij viti.

Marzhi mes normës bazë të interesit dhe yield-eve ka zbritur në nivelet minimale historike për të gjitha instrumentet e borxhit, madje bonot e thesarit kanë zbritur poshtë nivelit të normës bazë të interesit.

Sipas buxhetit të vitit 2025, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm është 50 miliardë lekë, vlerë e njëjtë me atë të vitit 2024./ MONITOR

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do të shitet me 99.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

08:08

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë pritet largimi gradual i valës së ftohtë me origjinë Verilindore – Lindore duke sjellë ngrohje graduale të motit. Për rrjedhojë, zonat e ulët...

07:19

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI