Flash

Vendimi: Bashkëpunimi Veliaj-Xoxa-Abule ka tiparet e grupit të strukturuar kriminal

Lapsi.al 9 April 2025
Vendimi: Bashkëpunimi Veliaj-Xoxa-Abule ka tiparet e grupit të

Detaje të reja kanë dalë lidhur me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme më 13 mars për të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliajn. Gjykata thekson se Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe Eman Bule kanë vepruar si një grup kriminal, duke përfituar të mira materiale.

Gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim, Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule, ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, që përkon me atë të një grupi të strukturuar kriminal, i rregulluar nga neni 28/4 i Kodit Penal. Kjo, sepse përmbushen kriteret e pluralitetit të personave (tre individë), kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material, si dhe moskrijimit të grupit rastësisht, pasi veprimtaria kriminale është kryer në mënyrë të përsëritur dhe për një periudhë të gjatë kohore.

“Në këtë kontekst, gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e nje bashkëpunimi te posaçëm, atij te grupit te strukturuar kriminal, i normuar nga neni 28/4 i Kodit Penal, duke qenë se përmbushen kriteret e pluralitetit të personave (tre persona), kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material (pastrimi i produkteve te veprës penale te korrupsionit) si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë), pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë ne këtë moment nga gjykata’’, thuhet në vendim.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI