Flash

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në Shqipëri është nën sulm

Lapsi.al 9 April 2025
Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në

Deputetja demokrate Albana Vokshi ngriti shqetësimin për sulmin që po i bëhet demokracisë në Shqipëri. Nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës, Vokshi nënvzoi nevojën për mbrojtje të zgjedhjeve që do të mbahen, në kushtet kur vendi ynë është kandidat për tu anëtarësuar në BE. Gjatë fjalës së saj, Vokshi u ndal edhe tek lidhjet e kryeministrit Edi Rama me Xhorxh Soros, të cilat sipas saj sollën edhe kapjen e drejtësisë në Shqipëri.

"Ajo që z. Mullen përmendi më parë, lidhur me financimin nga fondacioni Soros, është e vërtetë edhe për Shqipërinë. Ky fondacion ka qenë i përfshirë në hartimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, reformës zgjedhore dhe çdo reforme tjetër të rëndësishme.

Këto procese kërkojnë transparencë dhe analizë Urgjente, pasi në vend që të përmirësojnë demokracinë, ato e kanë përkeqësuar atë. Sot shqiptarët nuk marrin drejtësi – një çështje në gjykatë zgjat 15-20 vite. Sipas raportit të OSBE/ODIHR, zgjedhjet në Shqipëri nuk janë as të lira dhe as të ndershme. Rekomandimet nuk janë zbatuar. Po kështu Vokshi denoncoi edhe përdotimin e administratës publike dhe aseteve shtetërore nga partia në pushtet në funklsion të zgjedhjeve, duke e bërë garën e 11 majit të pabarabartë, ndaj kërkoi mbështetje nga BE për garantimin e një procesi të lirë

Kemi qenë dëshmitarë, të keqpërdorimit të aplikacioneve si “Aktivisti”, i përdorur nga Partia Socialiste në pushtet në çdo palë zgjedhje – për propagandë, manipulim të sjelljes së votuesve, intimidim të nëpunësve civilë dhe heshtje të kundërshtarëve politikë.Situata bëhet akoma më alarmante kur bështet bashkë me korrupsionin endemik, përkeqësimin e sundimit të ligjit dhe centralizimin e pushtetit. Nevojitet një plan që shtrihet përtej kufijve të BE-së, për të mbrojtur vendet kandidate si Shqipëria, Moldavia, Gjeorgjia etj. Vendime si ai i ndalimit të TikTok nga Kryeministri i Shqipërisë, dhe kontrolli i internetit përmes pajisjeve speciale disa javë para zgjedhjeve, janë veprime autokratike dhe minojnë të drejtat themelore," tha Vokshi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI