Flash

U kap me doza kánabisi dhe armë për t'i shitur, arrestohet 40-vjeçari në Berat

Lapsi.al 4 April 2025
U kap me doza kánabisi dhe armë për t'i shitur, arrestohet

Policia e Beratit ka kryer kontrolle në qytet për goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Sipas njoftimit për mediat policia bën me dije se ka arrestuar 2 persona.

Gjatë kontrollit të kryer njërit nga të arrestuarit iu gjet doza kanabisi, armë gjahu dhe armë të ftohta. Ndërkohë personi tjetër u ndalua nga blutë pasi dyshohet se ka vjedhur një makinë në Kuçovë në vitin 2021.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle intensive për goditjen e veprimtarive kriminale dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

-Kishte me vete doza Cannabisi, me qëllim shitjen, si dhe armë gjahu dhe armë të ftohta, arrestohet 40-vjeçari.

-Vodhi një automjet në Kuçovë, ndalohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore:

-specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat arrestuan shtetasin S. D., 40 vjeç, sepse gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, si dhe 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;

-specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, K. O., 40 vjeç, banues në Kamzë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, sepse dyshohet se në vitin 2021, ka vjedhur një automjet, në Kuçovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.8 lekë dhe do të shitet me 99.8 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

07:57

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI