Flash

Vala e ndërtimeve/ Të dhënat: Importe rekord të materialeve më 2024

Lapsi.al 4 April 2025
Vala e ndërtimeve/ Të dhënat: Importe rekord të materialeve

Vala e ndërtimeve vitet e fundit ka nxitur së tepërmi rritjen e importeve të materialeve të ndërtimit. Në Portin e Durrësit shumica e anijeve në bordet e tyre kanë çimento, xhama, melaminë, hekur etj. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2024 importet e materialeve të ndërtimit në sasi arritën në 1,4 milionë tonë, niveli më i lartë së paku që nga viti 2005.

Në harkun kohor të një viti sasia e importeve të materialeve të ndërtimi u rrit me 7,2 % më 2024, ndërsa në krahasim me vitin 2024 sasitë u rritën me 62 për qind. Gjatë vitit të kaluar u importuan rreth 120 miliardë lekë materiale ndërtimi rreth 1,2 miliardë euro ose mbi 13 për qind të totalit të importeve.

Importet në vlerë kanë qenë më të ulëta se vitet paraardhëse për shkak se çmimet e materialeve u ulën dukshëm nga rritja pas pandemisë me 2021-2022. Pavarësisht se Cens 2023 zbuloi se rreth 40 për qind e fondit të banesave në pallate ishte bosh në vitin 2023 volumi i lejeve për sipërfaqen e re që pritet të ndërtohet është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Lejet e dhëna sidomos për kulla të larta në Tiranë dhe bregdet do të zgjerojë më tej kërkesën për materiale ndërtimi.

Teksa sektori i ndërtimit po zgjerohet industria vendase e prodhimit të materialeve të ndërtimit nuk po përfiton. Prodhuesit e tullave kanë pohuar se materialet e huaja të ndërtimit vijnë në Shqipëri me kosto më të lira se prodhimi vendas, duke konkurruar shitjet e tyre.

Nga viti 2020 në vitin 2025 ekonomia e vendit nxori jashtë për importin e materialeve të ndërtimit 570 miliardë lekë ose 5.7 miliardë euro. Vlera e shtuar dhe efektet pozitive të ndërtimit në ekonomi janë afatshkurtër, ndërkohë që mbi oferta mund të bëhet shkak për flukse që shtrin efektet negative në afate më të gjata.

Nëse ekonomia shqiptare do të kishte investuar vlera në ngjashme në kapitalin njerëzor, mund të kishte ndihmuar shoqërinë që të prodhonte mallra dhe shërbime me vlerë të lartë për tregun dhe me përfitime afatgjata.

Zhvillimet e vrullshme në ndërtim kanë nxitur edhe importin e makinerive dhe pajisjeve. Në vitin 2024 importet e këtij grupi arritën në 238 miliardë lekë me rritje vjetore 12 për qind. Një pjesë e konsiderueshme e makinerive janë për kompanitë e ndërtimit të tilla si vinça, betonierë, ekskavatorë dhe materiale elektrike.

Në ditët e fundit të marsit 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit dha leje të tjera për dhjetëra objekte shumëkatëshe që do të ndërtohen në Tiranë dhe Vlorë./ Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI