Flash

REL: Si do shtyhen Kosova dhe Serbia drejt normalizimit?

Lapsi.al 4 April 2025
REL: Si do shtyhen Kosova dhe Serbia drejt normalizimit?

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian paralajmëroi shqyrtimin e mjeteve alternative ndaj dialogut, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të bëjnë hapa drejt normalizimit të raporteve. Si e shohin njohës në Prishtinë dhe në Evropë rrugën përpara?

“Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me përfaqësuesin e Posaçëm [për dialogun, Peter Sorensen] në ditët në vijim”, tha përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, teksa tha se BE-ja është e interesuar të shohë përparim drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, për Donika Eminin, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BIEPAG), ndonëse kjo deklaratë, siç shprehet ajo, mund të duket si “diçka pompoze e inovative, fatkeqësisht nuk është”.

Ajo thotë për REL-in se, nga vizita në Prishtinë e emisarit të BE-së për dialogun, dhe nga bisedat që ka zhvilluar në Bruksel, ka fituar përshtypjen se në bllokun evropian “tendencat janë që dialogu të kthehet sërish në nivel teknik, sepse BE-ja ende e konsideron dialogun teknik 2011-2013 si pjesën më të rëndësishme dhe më të suksesshme” të procesit.

Megjithatë, sipas Eminit, nuk mund të jetë objektiv i ndërmjetësimit të BE-së normalizimi i raporteve mes dy vendeve, pa pasur qartësi se çfarë realisht nënkupton ai, sa do të zgjasë procesi dhe si do të përfundojë.

Emini vlerëson se BE-ja duhet ta përmbyllë procesin e dialogut me një marrëveshje që ka përmbajtje të qartë, e jo ta quajë veten vetëm lehtësuese të procesit dhe të thotë se sheh edhe instrumente të tjera përveç dialogut, për të arritur normalizimin.

“Përndryshe, vazhdojmë kështu në mënyrë teknike, njerëzit në BE paguhen të punojnë me ne, ndërsa ne e luajmë derën në rajon dhe i shtyjmë edhe pesë apo dhjetë vjet kështu, derisa të bëhet diçka më e madhe ose të ketë ndërhyrje nga aktorë jashtë BE-së”.

Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin, pohon se qëllimi përfundimtar, që, sipas tij, është një marrëveshje ligjërisht e obligueshme për një normalizim gjithëpërfshirës, “është harruar” përgjatë procesit, i cili ka nisur më 2011 – fillimisht në nivel teknik, e më pas në atë politik.

Ai thotë për REL-in se nga deklarata e Kallasit kuptoi se në BE janë drejt përfundimit të rivlerësimit të politikës sa i përket procesit negociues të lehtësuar nga blloku, për të kuptuar se “çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo në dialog deri më tani”.

Vogel vlerëson se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë të BE-së. Ai konsideron se, fillimisht, duhet të shihet ajo që ka ndodhur në dialog, si dhe qasja që BE-ja ka pasur, e cila, sipas tij, ka qenë “e anuar në favor të Serbisë”.

Ndonëse procesi ka prodhuar dy marrëveshje të mëdha atë të Brukselit më 2013, dhe atë të Ohrit më 2023 – Vogel thotë se Kosova nuk e ka zbatuar marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por edhe Serbia, “me tolerimin” e BE-së, nuk ka zbatuar asnjë zotim dhe ka zhvilluar fushatë kundër njohjeve të reja dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Sipas Vogelit, shefja e re e diplomacisë e BE-së nuk duhet ta lërë “të pandëshkuar” Serbinë për shkak të mospërshtatjes së politikës së jashtme me atë të bllokut. Ai konsideron se ngecja në dialog ka ndodhur pasi BE-ja e ka trajtuar procesin si të ndarë nga politika e tij e jashtme.

Edhe Emini mendon se Brukseli duhet ta ndryshojë qasjen në dialog. Sipas saj, vetëm “presioni ndaj Kosovës” – e cila është nën masa ndëshkuese nga BE-ja – nuk mjafton që dialogu të ketë sukses, pasi problemi, për të, qëndron te presidenti Aleksandar Vuçiq në Serbi.

Zyrtarët në Kosovë shpesh janë ankuar për një qasje të pabalancuar në dialog, kur lehtësues të tij ishin Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak figura nga dy shtete brenda bllokut që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Për Vogelin, nuk ka kuptim që dialogu të rinisë me qasje të njëjtë gjatë mandatit të Kallasit, dhe as nëse Serbia vazhdon të thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën.

Ai vlerëson se procesi duhet të riformatohet dhe t’i kthehet objektivit origjinal: të jetë i përqendruar plotësisht në arritjen e një marrëveshjeje finale, e jo të përdoret për menaxhim të krizave. Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve./REL

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.8 lekë dhe do të shitet me 99.8 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

07:57

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI