Flash

U mor peng sot në Lezhë, Dod Gjoka i arrestuar në 2017 për gjobëvënie

Lapsi.al 3 April 2025
U mor peng sot në Lezhë, Dod Gjoka i arrestuar në 2017 për

Emri i Dod Gjokës, që u mor peng ditën e sotme pas një sherri në Lezhë dhe më pas u lirua, nuk është i panjohur për Policinë dhe Drejtësinë.

Ai ka precedent të rëndë penal, pasi në vitin 2017 është arrestruar për vendosjen e një gjobe me vlerë 25 mijë euro ndaj një biznesmeni lokal, duke e kërcënuar në bashkëpunim se “do i vriste djalin”.

Biznesmeni bashkëpunoi atë kohë me Policinë pas denoncimit, në një operacion me dorëzim të kontrolluar.

Pak pasi V.P., dorëzoi në qese shumën e 25 mijë eurove, policia ndoqi dy autorët dhe i arrestoi në një operacion të befasishëm.

Dod Gjoka, nga Mirdita, u prangos së bahsku me Lek Çuku nga Shkodra. Përveç shumës së kërkuar, gjobëvënësit e këshillonin biznesmenin që të mos njoftonte policinë, pasi do të kishte pasoja të rënda për të.

Biznesmeni rrëfeu para policisë mesazhin e autorëve: Nëse nuk na jep paratë, do të të vrasim djalin!

Dorëzimi i kontrolluar u bë në fshatin Malecaj të Lezhës. Por të gjitha lëvizjet e tij kanë qenë në survejim të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale policia u sekuestroi sasinë e parave, dylbitë, telefonat celularë dhe automjetin me të cilin po udhëtonin. Operacioni përfundoi në një kohë të shpejtë, ndërkohë që policia ka bërë të ditur se njëri prej autorëve ka qenë i dënuar dhe më parë për tentativë vrasjeje.

Nga të hetimet e policisë në atë kohë, bëhet e ditur se biznesmeni, të cilit i kanë kërkuar paratë, kishte pasur konflikte prej kohësh për çështje pronësie me disa persona të tretë. Dyshohet se kanë qenë këta të fundit që kishin kërkuar ndërhyrjen e dy personave që u arrestuan, për të marrë sasinë e parave që pretendoheshin prej tyre se ai ua kishte borxh.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI