Flash

Shpalli gjendjen e luftës, Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut shkarkon presidentin

Lapsi.al 4 April 2025
Shpalli gjendjen e luftës, Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut në mënyrë unanime mbajti në fuqi vendimin për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol për shkak të shpalljes së gjendjes së luftës, duke e larguar atë nga posti dhe duke i hapur rrugë mbajtjeve të zgjedhjeve të reja pas muajsh të trazirave politike.

Yoon, 64 vjeç, u shkarkua nga ligjvënësit për përpjekjen e tij më 3 dhjetor të vitit të kaluar për të përmbysur sundimin civil, duke dislokuar ushtarë të armatosur në parlament. Ndërkaq, në një çështje të ndarë penale, ai po ashtu është arrestuar nën akuza për kryengritje. Miliona qytetarë në Korenë e Jugut shikuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese që u transmetua drejtpërdrejt nga mediat.

“Duke pasur parasysh ndikimin negativ dhe pasojat e mëdha të shkeljeve kushtetuese nga ana e të paditurit... Ne e shkarkojmë presidentin Yoon Suk Yeol”, tha ushtruesi i detyrës të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Moon Hyung-bae, teksa lexoi vendimin. Pas vendimit, Yoon kërkoi falje.

“Vërtet më vjen keq që nuk munda të përmbush pritjet tuaja”, tha ai përmes një deklarate të shkurtër të publikuar pas vendimit të gjykatës.

Gjykata e argumentoi vendimin e saj, duke thënë se me veprimet e tij, Yoon “shkeli parimet themelore të sundimit të ligjit dhe qeverisjes demokratike”.

Duke dërguar ushtarë në parlament në përpjekje për të ndaluar ligjvënësit që të hedhin poshtë dekretin e tij për shpalljen e gjendjes së luftës, ai “shkeli neutralitetin politik të forcave të armatosura”. Gjykatësit thanë se Yoon i dërgoi ushtarët në parlament “për qëllime politike”.

“Në fund, veprimet e paligjshme dhe jokushtetuese të tij janë tradhti ndaj besimit të popullit dhe përbëjnë shkelje serioze të ligjit që nuk mund të tolerohet”, u tha në vendim.

Ligjvënësit opozitarë e mirëpritën vendimin, duke e cilësuar si “historik”. Yoon është presidenti i dytë koreanojugor që gjykata largon nga pushteti, pasi Park Geun-hye ishte shkarkuar më 2017. Të premten, policia rriti praninë në Korenë e Jugut, për shkak se para gjykatës u mblodhën një numër i protestuesve kundër Yoonit. Yoon, i cili ka mbrojtur vendimin e tij për të përmbysur sundimin civil duke argumentuar se ishte i nevojshëm për të çrrënjosur “forcat antishtetërore”, ende ka mbështetës të flaktë.

Jashtë shtëpisë së Yoonit u mblodhën mbështetësit e tij që shpërthyen në lot kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese u lexua. Vendimi i dhjetorit i Yoonit shkaktoi trazira politike në Korenë e Jugut, duke nxitur një valë protestash. Të paktën dy persona, mbështetës të tij, kanë vdekur gjatë protestave këtë vit.

Yoon po ashtu përballet me një gjykim tjetër penal lidhur me akuza për kryengritje që janë të lidhura me përpjekjet e tij për shpalljen e gjendjes së luftës. Largimi i Yoonit nga posti i presidentit, që hyn në fuqi menjëherë, i hap rrugë zgjedhjeve të reja presidenciale, të cilat duhet të mbahen brenda 60 ditësh. Autoritetet thanë se në ditët në vijim do të njoftojnë për datën e zgjedhjeve të reja. Deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, Han Duck-soo do të vazhdojë të mbajë postin e ushtruesit së detyrës rë presidentit./ REL

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.8 lekë dhe do të shitet me 99.8 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

07:57

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI