Flash

Berisha: Lubi Balluku paguan 10 mijë euro në muaj nga taksat për pastrimin e veturës

Lapsi.al 4 April 2025
Berisha: Lubi Balluku paguan 10 mijë euro në muaj nga taksat për

Kreu i PD-së, Sali Berisha foli sot në takimin me pensionistët, për tenderin që ministrja Belinda Balluku ka hapur për larjen e makinës së saj.

Bëhet fjalë për një tender që kushton 10 mijë euro në muaj për pastrimin e automjetit të Ballukut. Berisha tha se nuk ka dëgjuar kurrë në jetë që pastrimi i një makine të shkojë në shifrën e 10 mijë eurove në muaj.

"Të verbuar nga luksi dhe të shkëputur krejtësisht nga hallet e njerëzve, nga jetesa e tyre, dje, do të më lejoni këtu, mediat publikojnë një fakt që nuk e kisha dëgjuar kurrë.

Po, druaj se nuk e ka dëgjuar ndonjëherë asnjë njeri. Ministrja që unë e quaj Lubi Balluku, por e ka pak Lubi Balluku, hap tender për pastrimin e përditshëm të veturës së saj. Dhe Ballukja kërkon larje të plotë të automjetit brenda dhe jashtë për 30 minuta. Pastrimi nga brenda bëhet me fshesë dhe kompresor. Larja e automjetit me solucion dhe jo furçë. Orari i kryerjes së shërbimit nga ora 7 deri në 9 çdo ditë të javës. Automjeti do presë në radhë për kryerjen e shërbimit jo më shumë se 30 minuta.

Automjeti Audi A8, dhjetë mijë euro në muaj. E mora në telefon një nga njerëzit shumë të pasur që njoh dhe i them, a më thua pak, atë veturën tënde ku e pastron ti. E pastron shoferi, më tha dhe kur bie në baltë, e çoj në një lavash dhe e laj e kaq.

Urdhëroni tani, 10 mijë euro në muaj paguhen nga pensionet tuaja, nga taksat, absolutisht nuk kisha dëgjuar kurrë në jetë një gjë të tillë. Ajo që reciton!

Dhe sigurisht që këto 10 mijë euro i ndan. Janë të marrë vesh me një servis që hajde ndajmë paratë. Pra shkojnë gjer në këto pandjeshmëri të mëdha ndaj problemeve të qytetarëve.", tha Berisha.

Të këshilluara

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas ...

10:36

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI