The perfect Darwin Nunez brace ? pic.twitter.com/nXXymzqIgE
— ESPN UK (@ESPNUK) January 18, 2025
Bileta që dukej e humbur bëhet fituese
Një bast i parë (me vlerë 20 sterlina) ishte “thjesht” për një gol dhe një karton të verdhë për Nunez (kuota 25), ndërsa një tjetër bast (me 10 sterlina) ishte më ambicioz, duke parashikuar dy ose më shumë gola të uruguaianit, gjithashtu me karton të verdhë (kuota 180). Darwin, i cili nuk kishte dijeni për këtë bast, u hodh në fushë nga trajneri Slot në mes të pjesës së dytë, në vend të Luis Diaz. Lëvizja nuk pati ndonjë efekt derisa skenari mori një kthesë dramatike, me hyrjen në fushë të Federico Chiesas në minutën e 87-të për Gakpo, në përpjekjet e fundit për të fituar. Në minutën e parë të kohës shtesë, Nunez (që deri atëherë kishte shënuar vetëm 4 gola në 26 paraqitje sezonale) e dërgoi topin në rrjetë me një goditje të menjëhershme pas një asisti nga Alexander-Arnold dhe festoi duke hequr fanellën, gjë që solli ndëshkimin e pashmangshëm me karton të verdhë. Kështu, basti i parë u realizua në tërësi.Në atë moment, bastvënësi mund të kishte festuar me të drejtë, por fati i buzëqeshi edhe më shumë kur Nunez shënoi dopietën vetëm disa çaste më vonë, në minutën e 93-të, pas një asisti nga Elliott.Darwin delivers in 90+1' ??? pic.twitter.com/KuAQ4EOe30
— Liverpool FC (@LFC) January 18, 2025
Kështu u përmbush edhe basti i dytë, duke e bërë fitimin mjaft të majmë. Për ta kurorëzuar këtë sukses, bastvënësi bëri atë që çdo lojtar i mirë do të bënte: mburret me fitoren e tij spektakolare.Two goals in two minutes to secure the points ? pic.twitter.com/eWVDNTulhK
— Liverpool FC (@LFC) January 18, 2025
Në epokën e rrjeteve sociale, mjaftoi një postim i biletave fituese për të treguar botës së sa “kompetencë” nevojitet për të fituar në lojërat e fatit.Never in doubt ? pic.twitter.com/to93aAmSe6
— AD (@Dutton_1986) January 18, 2025