Flash

"S'e di në ç'planet është". Veselinovic akuzon drejtuesit, Partizani gati shkarkimin

Lapsi.al 13 January 2025
"S'e di në ç'planet është".

"Kam 24 vite trajner. Kudo që kam punuar kam marrë përgjegjësinë e plotë dhe kam punuar me raporte të shkruara. Në raport është shkruar, që momentalisht nuk jemi konkurrentë të denjë dhe nuk kemi cilësi të mjaftueshme për të garuar me konkurrentët më cilësorë që janë në kampionat". Alexandar Veselinovic e ka nisur kështu fjalën e tij, pas ndeshjes së mbyllur në barazim 1-1 me Skënderbeun. Tekniku serb nuk ka dashur të bëhet pjesë e vendimeve të klubit që ka dobësuar në mënyrë të frikshme skuadrën, që duhet të synonte titullin.

Brenda dy javëve të para të janarit Partizani ka shitur katër titullarë të padiskutueshëm të skuadrës Rrapaj-Cara-Hadroji-Mba dhe deri tani është larg të zëvendësuarit të kolonave të ekipit të Veselinovic. Serbi, ndoshta për të larë veten para tifozëve, apo se ndihet i tradhtuar (kur e sollën iu kërkua titulli kampion), është pozicionuar qartë kundër largimeve. Madje ai ka akuzuar hapur drejtuesit e klubit, më saktë Drejtorin Sportiv Arbër Abilaliaj se nuk është askund me merkaton, përtej deklarimet për përforcime të mëdha. "Nuk mund të komentoj intervistën e drejtorit sportiv(Abilaliaj) pasi nuk e kam parë. Momentalisht mund të them se nuk kemi tre përforcime, por vetëm një, Padstrelau. Përsa i përket Sodiq nuk e di as ku ndodhet, në cilën pjesë të planetit jeton, nuk e kam fare idenë. Guxhufi ka ardhur po nuk është se jam konsultuar apo informuar nga dikush", tha Veselinovic.

Lexo më tej:Video/ Nikaj i heq buzëqeshjen Veselinovic: Skënderbeu ndal në shtesë Partizanin

Në këtë pikë, kur një trajner del në konferencën për shtyp me akuza të forta ndaj punës së drejtuesve të klubit, duke i përplasur në media, natyrisht që thyerja është e pashmangshme. Abilaliaj dhe Demi janë duke analizuar situatën për të përcaktuar mënyrën e veprimit. Largimi i Veselinovic përvec kostos financiare, që do ti shtohej asaj që iu pagua Shehit, do të rrezikonte edhe rezultatet. Nga ana tjetër, nëse pranohet kjo shfryrje dufi e serbit, atëherë nga klubi bëhet e pamundur më pas ti kërkohet llogari trajnerit për rezultatet që do të vijnë, duke qenë se merkato është mbushëse dhe aspak përmirësuese.

VETËM 15 LOJTARË

Në fund të fundit, cfarë tha Veselinovic pas 1-1 në shtëpi me bardhekuqtë është krejtësisht e vërtetë: "Nëse analizohet situata që para 3 javësh me Vllazninë, sot luajtëm pa 5 lojtarë (Hadroj, Rrapaj, Cara, Mba, Kote) që nuk janë të thjeshtë, por liderë të ekipit. Të mërkurën dy minuta para se të dal në stërvitje jam lajmëruar që nuk do kem dhe Mba. Mund të them me përgjegjësi se në këtë moment nuk kemi cilësi të mjaftueshme për ambiciet e klubit. Nuk kemi as 20 lojtarë të mjaftueshëm për të realizuar idetë taktike në fushë, dhe si të 16-të kemi thirrur Jatën".

Një panoramim i situatës në skuadër, që edhe me 5 lojtarët në fjalë nuk ka mundur të tregojë superioritet ndaj rivalëve e aq më pak tani që ata u larguan. Leximi nën rreshta e deklaratës së ashpër të Veselinovic tregon jo vetëm mosmarrëveshje për merkaton, por edhe mospërfillje të trajnerit, si njeriu i fundit që merr vesh cfarë ndodh në klub. "Jam nga ato persona që dua të them të vërtetën dhe të qëndroj. Nuk e di sa seriozisht e kanë marrë raportin njerëzit që ja u kam dërguar atë. Unë bashkë me stafin nuk kemi ardhur kot këtu, por për ambicie të caktuara dhe kjo që po ndodh tani nuk plotëson as ambiciet e mia, po besoj as të klubit" e mbylli serbi.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI