Flash

Wanda Nara e “mallkimi” i saj: China Suarez përfundon në spital pas lidhjes me Icardi

Lapsi.al 11 January 2025
Wanda Nara e “mallkimi” i saj: China Suarez përfundon në

Me një postim të gjatë kundër ish-bashkëshortes Wanda Nara, Mauro Icardi kishte njoftuar edhe fillimin e lidhjes me China Suarez. Si në telenovelat më të mira argjentinase, drama mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara ka shtuar një episod të ri. China Suarez përfundoi në spital pas postimit në Instagram të sulmuesit të Galatasaray, ku ai zyrtarizoi lidhjen e tyre pas javësh të tëra thashethemesh.

Çfarë ka ndodhur mes Wanda Nara, Icardi dhe China Suarez?

Për ata që kanë humbur episodet e mëparshme, disa javë më parë, ish-bashkëshortja e Keita Baldé, Simona Gualtieri, kishte rrëfyer se sulmuesi senegalez, gjatë kohës kur luante te Inter, e kishte tradhtuar me argjentinasen Wanda Nara, e cila në atë kohë ishte ende e martuar me Mauro Icardi. Para Krishtlindjeve, showgirl-i argjentinas i kishte mohuar këto akuza në rrjetet sociale. Por dy ditë më parë, ish-kapiteni i Inter jo vetëm që i konfirmoi ato, por tregoi edhe disa detaje pikante, ku zbuloi tradhtitë e saj edhe përmes një video.

Në të njëjtin postim, Icardi zyrtarizoi historinë e tij të dashurisë me China Suarez, duke zbuluar se vajzat e tij janë fanse të këngëve të saj. Vetëm 24 orë më pas, influencuesja argjentinase përfundoi në spital për shkak të dhimbjeve të forta abdominale. Për fat të mirë, nuk ishte asgjë serioze: China qëndroi në urgjencë për rreth një orë para se të kthehej në vilën e Mauro Icardi, ku ata po bashkëjetojnë prej javësh.

Dyshimet për një “mallkim” nga Wanda Nara

Kritikët dhe dashakeqësit nuk humbën kohë për të përhapur thashethemin se Wanda Nara mund të kishte bërë një “macumba” (mallkim apo magji), duke sugjeruar se ajo nuk e ka pritur aspak mirë postimin e Icardi-t.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI