Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Guardiola tërbohet me një grup djemsh: “I njoh fytyrat tuaja, ejani më”

Lapsi.al 13 January 2025
Guardiola tërbohet me një grup djemsh: “I njoh fytyrat tuaja,
Anglia përjetoi një fundjavë intensive futbolli nën hijen e magjisë së FA Cup. Ndër ekipet e përfshira ishte edhe Manchester City i teknikut Pep Guardiola, që mposhti bindshëm Salford City, një skuadër e League Two, me rezultatin 8-0. Me këtë fitore, Citizens siguruan një kalim të lehtë në raundin e katërt të kompeticionit, ku do të përballen me Leyton Orient ose Derby County. Por ajo që ndodhi pas ndeshjes tërhoqi më shumë vëmendje sesa fitorja e thellë në fushë. Protagonisti ishte vetë Guardiola, i cili kohët e fundit është bërë shpesh temë diskutimi për performancën e papritur të dobët të Manchester City në kampionat dhe në Champions League, si dhe për reagimet e tij virale. Kësaj here, trajneri spanjoll u përfshi në një incident tjetër, kur disa djem iu afruan duke i kërkuar autografe në disa suvenire të Manchester City. Ngjarja ndodhi afër shtëpisë së tij dhe Guardiola nuk e priti aspak mirë: “Mos ejani më, nuk do t’jua them përsëri, i njoh fytyrat tuaja.”

Të rinj që shesin suvenire me firmë

Guardiola kishte vënë re që fytyrat e këtyre djemve i kishte parë disa herë më parë. Qëllimi i tyre ishte të shisnin online suveniret e nënshkruara nga ai dhe të përfitonin financiarisht. Kjo praktikë është mjaft e përhapur në Angli dhe Spanjë dhe ka shkaktuar pakënaqësi tek shumë futbollistë të La Ligës, të cilët kanë refuzuar të firmosin ose janë zemëruar me kërkuesit e autografeve. Guardiola, ndonëse u përpoq t’u plotësonte kërkesën, shfrytëzoi momentin për t’u dhënë një mësim për jetën, duke u përpjekur t’u shpjegojë që jeta nuk përbëhet vetëm nga kjo.

Fjalët e Guardiolës për djemtë: “Mos ejani më”

“Shkoni në shkollë dhe përgatituni, djem, jeni të rinj, mos humbni kohë këtu,” – tha me tone të ashpra Pep. “A mendoni ta kaloni jetën tuaj duke bërë këtë gjë, sinqerisht?”, shtoi ai. Guardiola vazhdoi: “Përgatituni më mirë, ju lutem, kjo nuk është gjithçka. Cilat janë ëndrrat tuaja? Më thuaj, çfarë ëndërron? Stërvitu, stërvitu për dreq!” – tha ai duke i nxitur të largohen. Trajneri u largua duke i lënë djemtë të hutuar dhe në siklet nga kjo qortim i papritur.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI