Flash

Skema e pastrimit të parave/ Del nga SPAK, miku i Veliajt, Elman Abule

Lapsi.al 9 January 2025
Skema e pastrimit të parave/ Del nga SPAK, miku i Veliajt, Elman Abule

Njësoj si miku i tij, Erjon Veliaj, edhe Elman Abule është larguar nga SPAK pa dhënë asnjë mesazh për gazetarët që e ndoqën me ngulm deri sa u fut në makinë, për t'i marrë një prononcim në lidhje me seancën e marrjes në pyetje. Një ditë më parë, në SPAK u thirr bashkëshortja e tij, Marisa Nito, edhe ajo për të njëjtën çështje ku po hetohet çifti Veliaj-Xoxa.

Miqtë e përbashkët dyshohet se janë pjesë e një skeme korrupsioni dhe pastrimi parash, që e ka origjinën në miqësinë e vjetër mes Erjon Veliajt dhe Elman Abules. Fillimisht agjentët e SPAK dyshohet se morën të dhëna nga një dosje që u dorëzua në prokurori nga një anonim me emrin Nesti Angoni. Nga aty hetimet zbuluan të dhëna kompromentuese që kanë të bëjnë me lëvizjen e shumave të mëdha të parave, të cilat Veliaj, Xoxa, Abule dhe Nito duhet t'i justifikojnë.

SPAK e pozicionon Elman Abulen në krye të një skeme të pastrimit të parave, që është përdorur për të pastruar shumë të mëdha parash të përfituara nga korrupsioni.

Më poshtë është paragrafi që sipas prokurorëve Altin Dumani dhe Ols Dado implikon Veliajn dhe të afërmit e tij në skemat e përfitimit të parave në rrjetin e kompanive që ka në pronësi Elman Abule.

“anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kane interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë. Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, kanë rezultuar fakte mbi lidhje të ngushta mes këtyre individëve dhe aktiviteteve të lidhura me qeverisjen lokale, të cilat dyshohet të jenë materializuar në përfitimin e pasurive ose përfitimeve financiare në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, nga hetimet janë evidentuar veprime konkrete të cilat përfshijnë transaksione financiare, kontrata të dyshimta dhe fatura të dyshuara fiktive të realizuara përmes disa shoqërive, të cilat janë në pronësi të regjistruar ose që kontrollohen faktikisht nga familjarët e ngushtë dhe familjarë të tjerë të Kryetarit të Bashkisë. Këto transaksione, të cilat dyshohet të kenë mundësuar më pas përfitime të parregullta për familjarë të ngushtë dhe të tjerë familjarë të afërt me Kryetarin e Bashkisë, konstatohet të jenë realizuar përmes një strukture komplekse të marrëdhenieve financiare që qëllim final ka patur integrimin (injektimin) e vlerave monetare në sistemin bankar, duke fshehur në këtë mënyrë origjinën e tyre të paligjshme.

Pasazhi i mësipërm është marrë nga vendimi i gjykatës që ligjëroi kontrollin në shtëpinë e Veliajt, por edhe në zyrat dhe ambjentet e kompanive që administrohen nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e tij.

Abule është nën hetim edhe për një çështje tjetër, ku akuzohet se bashkë me Kristian Boçin, ka pastruar paratë e drogës që vijnë nga Dubai, nëpërmjet lidhejve që të çojnë tek personazhi i famshëm, Eldi Dizdari.

Në dosjen për të cilën prokurorët sekuestruan rreth 50 milion euro pasuri, ata e përshkruajnë Elman Abulen si një personazh që i ka njohur herët problemet me drejtësinë në Belgjikë.

“Elman Abule në bizneset e tij ka lidhje me persona të përfshirë në aktivitete të paligishme dhe konkretisht me Kristian Boçi apo Denis Matoshin (alias Eldi Dizdari). Gjithashtu sipas informacionit të Interpol Brukseli/Belgjike, rezulton se shtetasi Elman Abule është i njohur në Belgjikë për “Organizatë Kriminale”, “Vjedhe në rrethana rënduese” dhe “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, fakte të ndodhura ne vitet 2004-2005.

Konkretisht nga informacioni i përcjellë nga Dretoria e Interpolit nr. 4783/8 prot., datë 12.09.2023

është informuar se shtetasi Elman Abule është dënuar më datë 17.01.2007, nga Gjykata e Antëerp, me 30 muaj burg për veprën penale, vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u denuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për krijim bande” thuhet në dosjen e prokurorisë që ka hetuar Elman Abulen, Kristian Boçin dhe të afërmit e tyre.

Arta Marku i kthen 50 milion eurot e sekuestruara mikut të Veliajt

Veliaj: Kontrolli i SPAK në shtëpinë time, pa vendim gjykate!

Detajet/ Kush është personazhi për lidhjet me të cilin iu bë kontroll Veliajt

Të këshilluara

RENEA dhe FNSH rrethojnë pallatin në Astir

Forca të shumta policore dhe një autoambulancë janë përqendruar në zonën e Astirit, pranë një kompleksi banimi. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe FNSH dh...

13:44

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09