Flash

Pësoi arrest kardiak teksa po drejtonte makinën, ndërron jetë shoferi në Shkodër

Lapsi.al 8 January 2025
Pësoi arrest kardiak teksa po drejtonte makinën, ndërron

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkodër, pasi një 45-vjeçar teksa po drejtonte automjetin ka pësuar arrest kardiak dhe është përplasur me dy automjete të tjera. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në lagjen "Naim Gjylbegu". 45-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin rajonal.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:20, në lagjen "Naim Gjylbegu" shtetasi A. Ç., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara. Shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09