Flash

Rama kapet me komentuesin në Facebook: Nuk e ula energjinë për zgjedhjet

Lapsi.al 8 January 2025
Rama kapet me komentuesin në Facebook: Nuk e ula energjinë për

Kryeministrit Edi Rama nuk i mjaftoi një konferencë 1 orë e gjatë për t’i thënë të gjitha për uljen me 1 lek të çmimit të energjisë elektrike. Kur shkoi në zyrë shkoi mes komenteve në faqen e tij në Facebook edhe një koment që kishte shpëtuar dhe që e akuzonte për propagandë pasi çmimi i energjisë është ulur në gjithë botën dhe se ai po e bënte gjithçka për shkak të zgjedhjeve.

Edhe pse ka premtuar që nuk do t’u përgjigjet më komenteve në Facebook, e bëri sërish.

Rama ia kthen komentuesit se këtë vendim nuk e ka bërë as kur ka “pasur të tjerë në prehër”, (duke nënkuptuar koalicionin me LSI-në) ndërsa këmbëngul se nuk ka asnjë rast kur një masë pozitive është marrë para zgjedhjeve dhe më pas të jetë anuluar.

“E para ne nuk e kemi ngritur asnjëherë çmimin, e kemi mbajtur një dekadë resht çmimin fiks 9.5 lekë, që ishte më i ulët se çmimi që gjetëm kur erdhëm në detyrë. E dyta çmimi jo vetëm që nuk është ulur në gjithë botën, por është rritur pas agresionit rus. Kjo e jona është ulja e vetme në rajon të paktën që nga nisja e luftës në Ukrainë.

LEXO EDHE: Unaza e re/ Si po koordinohet nga Veliaj sulmi kundër Belinda Ballukut

Kush thotë që është ulje elektorale duhet të më gjejë një veprim të kësaj natyre me karakter elektoral, që të mund të kem bërë për vota kundër logjikës ekonomike financiare të vendit, ose një rast kur një masë pozitive që kemi marrë para një procesi zgjedhor, ta kemi hequr?

Nuk ka, mos kërkoni kot se nuk ka ndodhur. Dhe mos harroni dhe një gjë, kur unë nuk i kam bërë këto më parë kur kisha dhe të tjerë në prehër, do t’i bëj në prag të zgjedhjeve që do marrim fitoren e 10-të radhazi, që do ketë notën dhjetë për nga thellësia e rezultatit dhe diferenca me kundërshtarët?!

Llafet i merr era, për mua rëndësi ka fakti që që nga muaji shkurt mbi 1 milion konsumatorë familjarë do të paguajnë më pak dhe pensionistët do të një pension minimal plus nga kjo ulje e çmimit”, - u shpreh Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në një pallat në Lezhë

Kabina elektrike e një pallati në lagjen Beselidhja të Lezhës është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes. Banorët dolën jashtë pasi tymi depërtoi brenda ambi...

19:37

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09