Flash

Berisha: Në dosjen "5D" janë edhe dy ministra

Lapsi.al 8 January 2025
Berisha: Në dosjen "5D" janë edhe dy ministra

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me akuzat e tij politike kundër qeverisë dhe për platformën e tij politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në emisionin "Ora e Betit" në Oranews, Berisha ka komentuar procesin hetimor ndaj dosjes të drejtorëve në bashkinë e Tiranës përmes kompanisë "5D". Kryedemokrati tha se në aferën "5D" janë të përfshirë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe dy ministra të qeverisë, të cilët sipas tij janë Arbjan Mazniku dhe Blendi Gonxhja.

Lideri i opozitës ka folur edhe lidhur me vendimin e sotëm të qeverisë për uljen e çmimit të energjisë elektrike.

PJESË NGA E BERISHËS NË EMISION

Dua të nis intervistën me lajmin e ditës: SPAK ka copëzuar dosjen “5D”, një skenar i ngjashëm me atë të incineratorëve, që çon 9 vartës për gjykim, por shmang hetimin apo përgjegjësitë e Erion Veliajt, që është dhe kryetari i Bashkisë. Pse nuk ka masë ndaj Veliajt?

Sali Berisha: Kjo pyetje merr përgjigje të qartë pasi t’i përgjigjemi realitetit nëse është kjo një narkodiktaturë, apo diktaturë e bandave, në të cilën pushtetet janë përqendruar në një dorë, dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese hidhen në kosh sa herë që dëshiron padrinjoja i vendit. Dhe në këto kushte kemi të bëjmë me një armë të partisë, njësoj si në diktaturë, që është sistemi i drejtësisë.

Nisur nga rasti konkret, në këtë janë dy ministra dhe vetë Erion Veliaj. Janë ministrat Mazniku i përfshirë direkt, dhe është Gonxhja. Hoteli 20-katësh i Tivarit, i cili shkon në vlerën e 70 milionë eurove, ku thuhet se është edhe i Olsi Ramës. Së fundmi, thuhet se është i çunave të Dubait, por nuk kam informacion konkret për këtë. Përveç kësaj ata kanë kryer krime monstruoze, duke shembur pallatet 5 katëshe për të ndërtuar pallate 10-15 katëshe. Altin Dumani përveç shndërrimit të një prokurori politik, ka futur modelin më të keq, atë të sekserit.

Këta nuk ndalen para asgjëje. Dumani ka gjetur një mekanizëm kriminal, duke i copëtuar dosjet për t;i shpëtuar krimit të organizuar dhe çfarëdo që i shkon Edi Ramës e kap dhe e mbyll çështjen. Aty janë cështjet, është dhe harami-Bajrami, Presidenti, sepse është dhe ai i përfshirë pasi ka firmosur në kundërshtim flagrant me ligjin e ushtrisë për pronat e ushtrisë.

Ardhja e Majkos në Tiranë a tregon se Veliaj është përjashtuar “de-fakto”?

Sali Berisha: Erion Veliaj është kufomë e pakallur politike, e fusin apo jo në burg, për qytetarët e Tiranës ai është turpi më i madh në historinë e asaj bashkie. Bashkitë quheshin komitete ekzekutive, dhe kryetarët e asaj kohe qenë me më moral se sa ky që është sot.

Sepse ky mendon nga fillimi gjer në fund vetëm për të vjedhur. Megjithëse beteja midis tij dhe Ramës ka filluar. Velica (Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt) ka deklaruar që do ta marr me vete. Se janë dinë ata vetes shumë gjëra, edhe ku i kanë paratë, pasi së bashku kanë shuma kolosale.

Pas rritjes së pagave dhe bonusit të pensionistëve, sot kryeministri Rama bëri një tjetër lëvizje që mund të këtë ndikim elektoral, deklaroi uljen e çmimit të energjisë me vetëm 1 leke duke kthyer fashat, një vendim sipas të cilit përfitojnë 1 milion konsumatorë…dhe efekti financiar 30 milionë euro, ose 30 euro në vit për person.

Sali Berisha: Nafta në Shqipëri sipas këtij grafiku të REL-it ka trefishin e ngarkesës fiskale krahasuar me Maqedoninë, ka 2.5 fishin krahasuar me Kosovën. Kosova e merr naftën në Durrës, bën dhe transportin deri në Morinë dhe e shet 30-35 % më lirë se ne, pra kjo është një gjë e paimagjinueshme.

Tjetër kam gjetur se çdo qytetar i paguan qeverisë 1 euro e 13 cent, por nëse ti i merr 1 euro për litër qytetarëve, më mirë ndaloje fare se sa i grabit.

Në prill 2013 nafta ka qenë 97 dollarë, është shitur në treg 1400 lekë, në prill 2022 na qenë në bursë 97.2 dollarë dhe është shitur në treg 228 lekë të reja. Dhe unë absolutisht do t’i përgjysmoj taksat e karburanteve, dhe në Shqipëroi kush naftë plus-minus 10 % i çmimit në Kosovë dhe Maqedoni njeri nuk do të shesë më.

Të këshilluara

Zjarr në një pallat në Lezhë

Kabina elektrike e një pallati në lagjen Beselidhja të Lezhës është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes. Banorët dolën jashtë pasi tymi depërtoi brenda ambi...

19:37

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09