Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Podgorie. Dy mjete, një BMW dhe një “Audi” janë përplasur me njëra-tjetrën. Si rrjedhojë e aksidentit ka humbur jetën një prej shoferëve, i identifikuar si Aurel Cipi.
Ndërkohë, drejtuesi i “Audi-t” mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe shkaqet e përplasjes fatale të automjeteve.