Flash

Dumani: Ky është lokali i të fortëve që shkojnë deputetë e ministra

Lapsi.al 9 January 2025
Dumani: Ky është lokali i të fortëve që shkojnë

Vijon me dyer të mbyllura dëshmia maratonë e Nuredin Dumanit, vrasësit me pagesë, sot bashkëpunëtor i drejtësisë në procesin gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka rrëfyer disa episode kriminale që janë rënditur në dosjen e SPAK, si dhe ka vijuar përplasja mes tij dhe të pandehurve apo avokatëve në proces.

Dumani deklaroi se me vëllezërit Festim dhe Petrit Qolin është bërë mik në vitin 2013 e në vazhdim pasi ata paguan avokatin dhe ndërhynë në sistemin e drejtësisë për ta nxjerrë nga burgu me një raport mjekësor si i sëmurë.

Nuredin Dumani deklaroi se në lokali i Qolëve frekuentohej nga politikanë e ministra por pa përmendur emra. Hetimet pasurore për Festim dhe Petrit Qolin kanë zbuluar se ata kanë një lokal në Tiranë të quajtur "Mozaik". Nga ana tjetër, Gentjan Sharra ka kundërshtuar një dëshmi të Dumanit, teksa ky i fundit e implikoi në një ngjarje kriminale, pasi në deklarimet fillestare para prokurorëve nuk e kishte përmendur.

Ndërkohë Petrit Qoli që seancën e kaluar tha se po mbahet në burg me pa të drejtë duke lënë jashtë një grua që e dashuron, në seancën e kësaj të enjte, tha se do të lutet për dy prokurorët e SPAK të cilët i konsideron si anëtarë të familjes.

Të këshilluara

RENEA dhe FNSH rrethojnë pallatin në Astir

Forca të shumta policore dhe një autoambulancë janë përqendruar në zonën e Astirit, pranë një kompleksi banimi. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe FNSH dh...

13:44

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09