Flash

Gasperini tërbohet me arbitrin: "Goli i Inter i parregullt, 3 episode në një aksion"

Lapsi.al 3 January 2025
Gasperini tërbohet me arbitrin: "Goli i Inter i parregullt, 3 episode

Nuk ka finale Superkupe Italie për Atalantën e teknikut Gasperini, që në gjysmëfinalen e mbajtur në Riad u mposht 0-2 nga Inter. Trajneri i skuadrës bergamaske tentoi të befasonte kampionët e Italisë me një formacion të ndryshuar dhe me disa lojtarë kryesorë në stol, por kjo zgjedhje nuk dha rezultat. Edhe pse në fakt, Gasperini shpërtheu në akuza kundër arbitrit të ndeshjes: "Në pjesën e dytë krijuam shumë, edhe pse fatkeqësisht pësuam gol për shkak të disa episodeve të pafat. Goli i parë nuk ekziston: nuk ishte goditje këndi, De Vrij ishte në pozicion jashtë loje përballë portierit dhe kishte faull nga Dumfries. Janë tre episode në një veprim të vetëm. Përtej kësaj, krijuam disa raste, ashtu siç pësuam. Për ne ishte një përvojë e shkëlqyer”.

“Kam shumë lojtarë në dispozicion dhe jemi në mes të një periudhe të ngarkuar – komentoi Gasperini pas ndeshjes. Për mua, ishte momenti i duhur për të vlerësuar lojtarët që ndoshta kanë luajtur më pak nga fillimi dhe për t’i testuar. Mora përgjigje të mira, megjithëse pati disa vështirësi në ndërtimin e lojës, sidomos në pjesën e parë".

Gasperini, me Atalantën e tij, po vazhdon një proces të rëndësishëm rritjeje, duke nxjerrë në pah talentet që ka në dispozicion: “Nuk i shtoj vlerë askujt, por përpiqem të nxjerr më të mirën nga të gjithë. Mënyra më e mirë për t’u dhënë besim lojtarëve është t’i aktivizosh edhe në ndeshjet më të vështira, sepse këto janë përvoja që i ndihmojnë të rriten dhe të japin rezultat në kampionat”.

Lexo më tej: Video/ Atalanta dorëzohet përpara Dumfries: dygolësh spektakolar e Inter në finale

Gasperini shtoi në konferencën për shtyp: “Ndeshja ndryshoi rrjedhë me atë gol absurd, një goditje këndi që nuk ekzistonte, me De Vrij përballë portierit dhe një faull të dukshëm nga Dumfries ndaj Scalvinit, të cilin e shtyu me dy duar. Kjo është një shprehje e keqe e VAR-it, që i mori shtatë minuta për të gjetur me të drejtë pozicionin jashtë loje të De Ketelaere – tha ai, sipas fcinternews. Kemi eksportuar një VAR të keq, që nuk i pa këto tre situata të qarta”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI