Flash

A ishin vërtet zogjtë? Pikëpyetjet e rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut

Lapsi.al 29 December 2024
A ishin vërtet zogjtë? Pikëpyetjet e rrëzimit të

Ekspertët e aviacionit thonë se vetëm një goditje nga zogjtë nuk duhet të kishte dëmtuar pajisjen e uljes së avionit që u rrëzua në Korenë e Jugut dhe vrau 179 njerëz. Boeing 737-800 me dy motorë që kishte 181 persona në bord besohet se ka hasur në një tufë zogjsh kur po zbriste në Aeroportin Ndërkombëtar Muan mëngjesin e së dielës.

Megjithatë disa pamje, ende të paverifikuara, tregojnë një shpërthim zjarri që del nga motori i djathtë i avionit dhe që mendohet se tregon momentin kur zogu goditi avionin. Teoritë e mëparshme sugjeruan se pikërisht zogjtë mund të kishin shkaktuar mosfunksionim të pajisjes së uljes së avionit.

Daily Mail shkruan se ekspertët kanë ngritur dyshime për këto teori. Eksperti australian i sigurisë së linjave ajrore, Geoffrey Dell thotë: "Nuk kam parë kurrë që një goditje nga zogjtë të pengojë lëvizjen e pajisjes së uljes së rrotave". Redaktori i Airline News, Geoffrey Thomas thotë se goditjet e shpendëve ndodhin "shumë shpesh, por zakonisht ato nuk shkaktojnë rrëzimin e një aeroplani".

Avioni tentoi të bënte një ulje me bark përpara se të rrëshqiste nga pista 2800 metra, duke u përplasur me një mur betoni dhe duke shpërthyer në flakë. Të gjithë 175 pasagjerët që udhëtonin nga kryeqyteti i Tajlandës, Bangkok humbën jetën. Edhe 4 anëtarë të ekuipazhit vdiqën në atë që konsiderohet si fatkeqësia më vdekjeprurëse ajrore në tokën e Koresë së Jugut që nga viti 1997.

Për mrekulli, 2 anëtarë nga ekuipazhi i fluturimit, një mashkull dhe një femër 33-vjeçare i mbijetuan përplasjes së tmerrshme dhe u nxorën nga rrënojat e djegura, përpara se të dërgoheshin në spital me lëndime jo të rrezikshme për jetën. Thomas ngre pyetjen se pse zjarrfikësit nuk kishin shkumë në pistë.

“Pse nuk ishin të pranishëm kur avioni u rrëzua? Dhe pse avioni u rrëzua kaq larg në pistë? Dhe pse kishte një mur me tulla në fund të pistës?”, tha ai. “Goditja e shpendëve nuk është e pazakontë, problemet e lëvizjes së rrotave nuk janë të pazakonta. Goditjet e shpendëve ndodhin shumë më shpesh, por zakonisht ato nuk shkaktojnë rrëzimin e një aeroplani” – thotë ai.

Trevor Jensen, një konsulent australian i aviacionit, tha se shërbimet e zjarrfikësve dhe emergjencave do të ishin gati për një ulje me bark, "kështu që kjo duket të jetë e paplanifikuar". Ndërsa ekspertja e aviacionit Sally Gethin tha për Sky News se një goditje nga shpendët mund të shkaktojë dëmtim të motorit dhe të nxjerrë jashtë funksionit helikat. Ajo tha se zogjtë ishin një “shpjegim i besueshëm” për shkaktimin e një dështimi të mjeteve të uljes.

"Pilotët do t'u duhej të merrnin vendime shumë të shpejta se cilat do të ishin opsionet e tyre në një rast të tillë," tha ajo. "Më pas, sigurisht, ata dolën jashtë pistës dhe goditën një mur në fund, gjë që shkaktoi shpërthimin."

Marco Chan, një lektor i vjetër në operacionet e aviacionit në Universitetin e Buckinghamshire New, tha se provat sugjeruan se avioni kishte hasur në një tufë zogjsh.

“Dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuar shpërthime dhe kishin parë flakë nga motori i djathtë, gjë që tregon për dëme të mundshme”, tha ai. "Ky dëmtim mund të ketë shkaktuar një dështim të sistemit hidraulik, i cili mund të shpjegojë pamundësinë për të vendosur pajisjen e uljes" – e mbylli ai. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI