Flash

Berisha: Ju tregoj çfarë bisedoi Veliaj me Ramën para se të nisej në SHBA

Lapsi.al 29 December 2024
Berisha: Ju tregoj çfarë bisedoi Veliaj me Ramën para se

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me demokratët e degës 8 në Tiranë. Ai nuk i ka kursyer shigjetimet për kryebashkiakun Erion Veliaj duke u ndalur  tek udhëtimi i këtij të fundit në SHBA.

"U nis për në SHBA për t’u thënë atyre hajdutëve përreth, se do të gjejë atje shpëtimin. E kuptoni, pse e duan Amerikën këta? Këta mendojnë se, Amerika është rifurxhio për hajdutët. Absolutisht, do ta kthejë FBI atë paketë, të paketuar.

Para se të nisej, Rama i thotë: "Ku po shkon? Pse po shkon"?

Po shkoj, i thotë, se këta, ja çfarë më bënë. "Çfarë të bënë", i thotë Rama? I kthehet Ramës: "Po ata të shpëtuan ty, në rastin e McGonigalit, edhe mua mund të më shpëtojnë".

Gabojnë. Rama nuk shpëton kurrë nga McGonigal. Jo, ua them unë ju. Drejtësia vonon, por nuk harron. Ta ketë shumë të qartë se, për korruptimin e McGonigal, Rama do të marrë një dënim pak më të madh se sa Mc Gonigal" - tha Berisha.

Sipas tij, SPAK e shpëtoi Veliajn për çështjen e inceneratorëve.

"E shpëtuan për djegësin organizata kriminale e Skapit. 130 milionë euro të zhdukura, djegësi nuk ekziston. Po a ka gjë më të paimagjinueshme, që ky të mos akuzohet që ka 5 firma. Ka mashtrimin publik, se e ka miratuar Këshilli Bashkiak, pa e miratuar Këshilli Bashkiak. Ka mashtrimin, se duhet të raportojë çdo muaj për punimet dhe situacionet, dhe ato nuk ekzistojnë.

A mund të amnistohej një njeri si ky? Jo, kurrë. Po kjo, sepse mbi firmën e tij ishte firma e Ramës, dhe ishin të lidhur. Ndaj edhe ajo dosje, absolutisht Edi Rama ta dijë mirë se, edhe pashë nën tokë të futet ai do të dënohet për atë vepër. Pale më ky, po e po. Nuk mund të sillesh me qytetarët në ëktë mënyrë. Nuk sillesh dot kurrë.

LEXO EDHE: “Me pikë dhe prejse” të gjithë detajet që parathonë rënien e Lalit

Doli dosja e 5D-ve. Hoteli i këtyre miqtë e mi, gjer më sot,ë shtë hoteli më gjigand i Shqipërisë. 20 katësh, në qelq dhe kristal. Imagjinoni ju, sa kushton ai. Punonjësja thotë se, kjo është e Lal Vjedhësit, me telefon, nuk ka rëndësi se thotë ajo. Tenderat, e firmosura prej tij, nuk ka rëndësi. Ia mbyllën edhe dosjen. Pse? Sepse gjerësisht flitet që dhe aty është edhe Olsi aksioner, dhe ku është dhe Olsi, është vetë Edi.

Si mundet? Kanë shpikur vjedhjen absolute. Krijo kompani dhe vidh fonde, dhe ndërto hotele, ndërto vila dhe të mos pësosh asgjë. Pse, punë e 3 drejtorëve qenka ajo? Lerë që e kanë me dokumente njëherë. U mbyll dhe ajo dosje. Kurrë nuk do të mbyllet ajo dosje. Atë hotel, nuk do ta gëzojnë kurrë ata. Ai hotel, dhe ato vila do të shiten dhe do të kthehen në rroga dhe pensione për qytetarët" - tha Berisha. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI