Flash

Bleu biletën në një karburant, fiton 1.2 miliardë dollarë në lotari

Lapsi.al 29 December 2024
Bleu biletën në një karburant, fiton 1.2 miliardë

Në Kaliforni, një person fitoi 1.2 miliardë dollarë falë një bilete lotarie të “Mega Millions”. Përfaqësuesit e lojës thanë se emri i fituesit nuk do të dihet derisa ai të shkojë të tërheqë çmimin. Bileta fituese u shit në një pikë karburanti në qytetin e Cottonwood, rreth 200 kilometra në veri të Sacramento. Ky është çmimi i pestë më i lartë i dhënë ndonjëherë.

Fituesi me fat arriti të kapte të gjashtë numrat në shortin e së premtes: 3, 7, 37, 49, 55 dhe 6. Çmimi kryesor i “Mega Millions” nuk ishte kapur që nga 10 shtatori. Bileta më e madhe e çmimit të parë të “Mega Millions” prej 1.6 miliardë dollarësh u shit në Florida në gusht të 2023-it.

“Urime fituesit të xhekpotit prej 1.2 miliardë dollarësh nga Kalifornia” – tha drejtori i konsorciumit që organizon llotarinë, Joshua Johnston. “Çfarë dhuratë fantastike këtë sezon, në këtë periudhë të veçantë të vitit, është një moment i jashtëzakonshëm për të dy fituesit dhe për të gjitha organizatat dhe kauzat që marrin fonde nga shitja e biletave" u shpreh ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI