Flash

Shifra tronditëse, UNICEF: Rreth 47.3 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte

Lapsi.al 28 December 2024
Shifra tronditëse, UNICEF: Rreth 47.3 milionë fëmijë

Më shumë fëmijë se kurrë jetojnë në zona lufte ose janë zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre për shkak të konflikeve, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF.

Rreth 47.3 milionë fëmijë vlerësohet të jetojnë në zona konflikti – më shumë se një në gjashtë në mbarë botën, tha agjencia në një raport të publikuar sot.

Përqindja e fëmijëve që jetojnë në zonat e luftës është dyfishuar – nga rreth 10% në vitet 1990 në gati 19% sot, tha UNICEF. Ata vriten dhe plagosen, detyrohen të braktisin shkollën, privohen nga vaksinat jetike ose vuajnë nga kequshqyerja.

“Viti 2024 ishte një nga vitet më të këqija për fëmijët në konflikt në historinë e UNICEF-it – si për sa i përket numrit të fëmijëve të prekur ashtu edhe nivelit të ndikimit në jetën e tyre,” tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Kathryn Russell.

“Një fëmijë që rritet në një zonë konflikti ka shumë më tepër gjasa të braktisë shkollën, të kequshqehet ose të detyrohet të largohet nga shtëpia… Kjo nuk duhet të jetë normalja e re. Nuk mund të lejojmë që një brez fëmijësh të bëhet dëm kolateral ndaj luftërave të pakontrollueshme të botës”.

Sipas UNICEF-it, 47.2 milionë fëmijë ishin zhvendosur nga konflikti dhe dhuna deri në fund të vitit 2023. Tendencat për vitin 2024 tregojnë një rritje të mëtejshme të zhvendosjes pasi konfliktet e ndryshme janë intensifikuar, duke përfshirë ato në Haiti, Liban, Mianmar,Territoret Palestineze dhe Sudan.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI