Flash

Meta flet me simbolika nga burgu: Ç'tregon numri 5 i qelisë sime

Lapsi.al 27 December 2024
Meta flet me simbolika nga burgu: Ç'tregon numri 5 i qelisë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, ndërsa thotë se kauzat e forcës së tij politike nuk burgosen dot.

Meta shprehet se 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, janë “rruga e qartë dhe konkrete që i jep fund dramës së shpopullimit dhe që e kthen Shqipërinë në fuqi eksportuese”, teksa thekson se edhe qelia e tij mban numrin 5.

“Nuk burgosen dot kauzat e Ilir Metës dhe të Partisë së Lirisë dhe në radhë të parë sovraniteti.

Po kështu 5 Prioritetet e saj madhore të miratuara në Konventën historike të 27 Prillit janë rruga e qartë dhe konkrete që i jep fund dramës së shpopullimit dhe që e kthen Shqipërinë në fuqi eksportuese.

Çuditërisht sot vura re se numri i qelisë time ishte 5.

Kjo do më ndihmojë edhe mua që çdo ditë të sqaroj më shumë 5 prioritetet tona që janë në interes të çdo familje shqiptare.

E me këtë rast dua të falenderoj kolegët e mi në Partinë e Lirisë që pavarësisht censurës të jashtëzakonshme bëjnë një punë të admirueshme e të pandalshme.

Ndërsa për Reformën në Drejtësi se si Parti e Lirisë i qëndrojmë Reformës të votuar në Parlament me 140 vota dhe jo Ramaformës me 69 vota”, thotë Meta në reagim.

Të këshilluara

Çfarë ndodhi kur India ndaloi TikTok

TikTok ishte një nga aplikacionet më të njohura të Indisë – derisa u ndalua në vitin 2020. Është një mësim për atë që mund të shpaloset nëse një ndalim në SHBA ...

12:02

5 arsyet pse burrat kanë frikë nga martesa

Martesa është një hap i madh në jetën e çdo individi, që shpesh sjell me vete ndryshime të rëndësishme, sfida dhe ndjenja të ndryshme. Sidoqoftë, shumë burra pë...

22:24

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI