Flash

"SPAK si Sigurimi"/ Si shkoi Veliaj tek qëndrimi i Berishës (deklaratat)

Lapsi.al 27 December 2024
"SPAK si Sigurimi"/ Si shkoi Veliaj tek qëndrimi i Berishës

Ditën kur prokurorët njoftuan se kanë ngritur 4 akuza kundër tij, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kaloi menjëherë në kundërsulm dhe në një deklaratë të avokatëve, e krahasoi prokurorinë e drejtuar nga Altin Dumani me Sigurimin e Shtetit.

Në përgjigjen me 8 pika, që është një përgjigje për prokurorët e Dumanit, Veliaj tenton të zbërthejë akuzat për korrupsion dhe pastrim parash dhe të kapet pas mënyrës se si e trajtuan në zyrat e SPAK.

Në pikën 4, kryebashkiaku i Tiranës ankohet për "intimidim dhe dhunë agresive" që është shfaqur ndaj atij vetë dhe bashkëshortes, Ajola Xoxa. Thënë këtë, ai ka bërë një krahasim që përdoret rëndom nga opozitarët, sipas të cilit, SPAK punon si Sigurimi i Shtetit.

"Personat e thirrur me cilësimin “persona në dijeni” janë përballur me qasje kërcënuese dhe dhunë të stilit “sigurims”, duke u detyruar përmes presioneve dhe frikësimit të dëshmojnë kundër vetes" thuhet në pikën 4 të deklaratës.

Krahasimi që përdor Veliaj bashkë me një sërë pakënaqësish që ai i vesh SPAK nuk artikulohet për herë të parë. Ky është një refren që gjendet lehtësisht në fjalorin e opozitës.

Kur Sali Berisha përballej me prokurorët e SPAK për akuzat e korrupsionit, rreth një vit më parë, në dhjetor të vitit 2023, ai ankohej se prokurorët po ndiqnin një procedurë që as Sigurimi i Shtetit nuk do të kishte bërë, pasi ishte e paligjshme.

"Jo vetëm që këta nuk tërhiqen,-shprehej Berisha,- por në mënyrë unike në histroinë e njerëzimit i drejtohen kuvendit me kërkesën për të rënduar masën sepse ky nuk ka zbatuar masën. Ua garantoj se shumë institucione nuk do të guxonin deri këtu. As sigurimi i shtetit nuk do të merrte këto masa".

Edhe Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, që sot gjendet në qelitë e burgut, gjatë kohës që përballej me mazhorancën dhe akuzonte SPAK se përdoret nga Edi Rama, bënte të njëjtin krahasim. Në një intervistë për Euroneës, Meta kundërshtoi akuzat për bashkëpunim me sigurimin që i bëheshin dhe fliste për metoda të sigurimit të shtetit të urdhëruara nga mazhoranca.

"Gjithcka është e qartë. kemi të bëjmë vetëm me një falsifikim skandaloz dhe rikthim të metodave më të ulta të sigurimit të shtetit dhe të Partisë së Punës për të goditur ata që nuk u del dot përballë as me të vërteta dhe as me gjithcka tjetër", shprehej Meta.

Fakti se Veliaj ka shkuar sot tek Berisha dhe Meta, tregon për një ndarje të fortë mes tij dhe Edi Ramës. Kryeministri në fakt, e ka mbështetur me "pikë e me presje" vartësin e tij në Bashkinë e Tiranës, kur ky kishte premtuar se çfarëdo të ndodhë, kurrë nuk do t'i kundërvihet drejtësisë së re dhe prokurorëve të mbështetur nga SHBA. ©LAPSI.AL

Të këshilluara

Çfarë ndodhi kur India ndaloi TikTok

TikTok ishte një nga aplikacionet më të njohura të Indisë – derisa u ndalua në vitin 2020. Është një mësim për atë që mund të shpaloset nëse një ndalim në SHBA ...

12:02

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI