Flash

Rusia: Kemi penguar një komplot ukrainas për vrasjen e një oficeri dhe blogeri

Lapsi.al 28 December 2024
Rusia: Kemi penguar një komplot ukrainas për vrasjen e një

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se ka penguar një komplot të Ukrainës për të vrarë një oficer të lartë rus dhe një bloger prorus të luftës përmes një bombe të fshehur në një zmadhues zëri. FSB-ja, pasardhëse e KGB-së sovjetike, tha se një qytetar rus kishte vendosur kontakte me një oficer të agjencisë të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, GUR, përmes aplikacionit të mesazheve, Telegram.

Nën instruksionet e oficerit ukrainas të inteligjencës, shtetasi rus kishte marrë bombën nga një vend në Moskë ku ishte fshehur, pretendoi FSB-ja. Bomba, ekuivalente me 1 kilogram e gjysmë TNT ishte fshehur në një zmadhues portativ të zërit, tha FSB-ja. FSB-ja nuk tregoi emrin e oficerit apo blogerit që pretendoi se ishin cak i këtij komploti. GUR-ja ukrainase nuk ka reaguar menjëherë për këto pretendime të Rusisë.

Ukraina thotë se luftë që Rusia ka nisur kundër saj paraqet kërcënim ekzistencial ndaj shtetit ukrainas dhe e ka bërë të qartë se vrasjet e shënjestruara janë legjitime. Rusia i cilëson këto akte si “terrorizëm” dhe e ka akuzuar Ukrainën për vrasjen e civilëve. Më 17 dhjetor, shërbimi ukrainas i inteligjencës, SBU, tha se ka vrarë një gjenerallejtënant të Rusisë përmes një sulmi me bombë në ndërtesën ku ai banonte në Moskë./ REL

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident ka ndodhur gjatë natën në rrugën e Kavajës në Tiranë. Bëhet me dije se ka një këmbësor është përplasur nga një automjet. Si pasojë e përplasjes mës...

10:59

Erion Veliaj lë Shqipërinë, niset drejt SHBA

Sot që në ora 5 të mëngjesit Erion Veliaj është parë të lërë sallën sallën Vip me pagesë (200 euro një qëndrim) të arepoportit te Rinasit. "Qëndronte i  vetmuar...

11:29

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI