Flash

Erion Veliaj lë Shqipërinë, niset drejt SHBA

Lapsi.al 28 December 2024
Erion Veliaj lë Shqipërinë, niset drejt SHBA

Sot që në ora 5 të mëngjesit Erion Veliaj është parë të lërë sallën sallën Vip me pagesë (200 euro një qëndrim) të arepoportit te Rinasit. "Qëndronte i  vetmuar, nuk shoqërohej nga njeri qe i veshur sport dhe në kokë mbante kapele", tha një burim për Lapsi.al. Nga konfirmimet e mëtejshme të redaksisë u pohua se destinacioni i tij final janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky udhëtim për të cilin nuk ka konfirmim për kthimin, vjen një ditë pasi stafi i Veliajt publikoi në media një deklaratë të gjatë, ku akuzohej SPAK se në hetimet ndaj tij është treguar "keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin". Pra Veliaj që si të gjithë qytetarët e këtij vendi gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes, po ankohet se atij prokurorët po i bëjnë një hetim të padrejtë dhe tendencioz.

Veprimet e SPAK me Veliajn, shpërthejnë konfliktin e vjetër me Ballukun në PS

A do të zgjedhë ai të përballet me ta, apo do të ndjekë si Arben Ahmetaj tu shmanget atyre?

Katër pistat për të cilat SPAK shpalli se dyshon për Veliajn, midis të cilave ajo e pastrimit të parave që shkon deri në 15 vite burg, dëshmuan se pozita e tij është rënduar së tepërmi. Këtë e dëshmoi edhe fakti se, për herë të parë, mediat pranë qeverisë dhe bashkisë u angazhuan në një sulm frontal ndaj SPAK, duke e akuzuar atë se po bëhet instrument i luftës së brendëshme në PS. Një burim i pakonfirmuar tha për Lapsi.al se Veliaj do të kthehet pas disa ditësh (nuk dihet saktësisht) dhe se ka kapëcyer oqeanin në një tentativë të dëshpëruar për të lobuar trajektoren e fatit të vet personal, që ka marrë për keq.

Si po mbrohet Veliaj kundër konspiracionit të SPAK

Ai mohoi të përdorë fjalën arratisje dhe shmangie nga drejtësia, pavarësisht se vetë  Veliaj mendon që ndaj tij po bëhet një gjueti shtrigash.

Ai mohoi gjithashtu edhe pretendimin se Erioni i paskësh thënë Ramës, që "nëse më ndodh gjë mua do të të marr me vete".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI