Flash

Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit, linjat detare shtojnë lundrimet

Lapsi.al 28 December 2024
Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit, linjat detare

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të shtuar udhëtarësh dhe automjetesh gjatë këtyre ditëve, si pasojë e lëvizjeve masive për festat e fundvitit.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në 8 ditët e fundit, kanë hyrë në vend 25,477 udhëtarë dhe 7,738 automjete. Janë kryesisht anëtarë të diasporës shqiptare që kthehen për të kaluar festat pranë familjarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe nga shtetas të huaj që kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushimesh në vendin tonë.

Për të përballuar këtë fluks udhëtarësh, kompanitë që operojnë linjat detare kanë shtuar kapacitetet e tyre. Tragetet e linjës Durrës-Bari e kthim kanë nisur të kryejnë lundrime të dyfishta gjatë ditës, që nga data 19 dhjetor, ndërsa linja Ankona-Durrës ka shtuar lundrimet mes dy porteve për të plotësuar kërkesën në rritje.

Po pas incidentit që ndodhi në fillim të kësaj jave, njëri prej trageteve të linjës së Barit ka dalë përkohësisht nga shërbimi. Gjatë manovrave të ankorimit në portin e Durrësit, në kushte të motit të keq, njëri prej trageteve dëmtoi helikën e tij duke u përplasur me spirancën e tragetit tjetër që ishte ankoruar më parë në kalatë. Pas kësaj, ai do t’i nënshtrohet riparimeve, ndërsa kompanitë e lundrimit po e menaxhojnë situatën me tragetet në dispozicion.

Sipas Kapitanerisë së Portit të Durrësit, autoritetet portuale kanë marrë masa për të shmangur vonesat dhe për të garantuar shërbim efikas për udhëtarët që zgjedhin të lëvizin përmes portit më të madh në vend.

I njëjti fluks pritet të vazhdojë edhe në ditët e para të janarit, por në kah të kundërt, pasi emigrantët do të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident ka ndodhur gjatë natën në rrugën e Kavajës në Tiranë. Bëhet me dije se ka një këmbësor është përplasur nga një automjet. Si pasojë e përplasjes mës...

10:59

Erion Veliaj lë Shqipërinë, niset drejt SHBA

Sot që në ora 5 të mëngjesit Erion Veliaj është parë të lërë sallën sallën Vip me pagesë (200 euro një qëndrim) të arepoportit te Rinasit. "Qëndronte i  vetmuar...

11:29

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI