Flash

Denoncimi/ Paratë e Bashkisë së Tiranës tek Harabel-i i Ajola Xoxës

Lapsi.al 26 December 2024
Denoncimi/ Paratë e Bashkisë së Tiranës tek Harabel-i i

Gazetarja Ola Xama ka denoncuar mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale lidhjet në konflikt interesi të familjarëve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Xama ka deklaruar se Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt, ka përfituar 44.4 mijë euro nga Qendra Harabel dhe nga Balkan Youth Link Albania (BYL-A).

Ajo ka denoncuar se këto kompani janë sponsorizuar në pjesën më të madhe të ekspozitave dhe eventeve të tyre nga Bashkia Tiranë dhe nga institucione në varësi të Bashkisë Tiranë.

Sipas saj, “Harabel” ka marrë pagesa edhe nga Ministria e Kulturës.

Gazetarja ka theksuar se Ajola Xoxa paguhet nga OJQ që mbështeten nga Bashkia e kryeqytetit, ku drejtues është bashkëshorti i saj.

Statusi i Ola Xama në rrjetet sociale

Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë Ajola Xoxa rezulton të jetë e punësuar dhe paguar nga Qendra Harabel dhe projekti Balkan Youth Link Albania. Sipas asaj që ka deklaruar vetë në deklaratën vjetore të pasurisë dhe interesave privatë për vitin 2023, Xoxa ka përfituar 44.4 mijë euro nga këto dy shoqata.

Sot në Kronos kemi publikuar listën e eventeve ku Qendra Harabel, që ka të punësuar si Drejtore Kreative znj.Xoxa dhe projekti Balkan Youth Link Albania, janë sponsorizuar në pjesën dërrmuese të ekspozitave dhe eventeve të tyre nga Bashkia Tiranë, projekti “Tirana Kryeqyteti i Rinisë” dhe Agjencia e Industrisë Kreative, këto dy të fundit janë institucione varësie të po Bashkisë Tiranë. Pra skema është e qartë, Xoxa paguhet nga OJQ që mbështeten nga bashkia e kryeqytetit dhe ku drejtues është bashkëshorti i saj!

Sipas të dhënave të thesarit të shtetit edhe Ministria e Kulturës ka bërë 7 pagesa direkte për Qendrën Harabel në vlerën 39 mijë euro, për të sponsorizuar ekspozitën “Komedia Hyjnore”, projekti “Antikiteti në artin bashkëkohor shqiptar” dhe Ekspozitën Ndërkombëtare të Arteve të Bukura “Zabel”.

Për vitin 2023 znj.Xoxa deklaroi një pasuri në llogari bankare në vlerën 617 mijë euro, ku 97 mijë euro janë shtuar vetëm gjatë vitit të shkuar dhe burimi ka qënë puna e saj në 2 kompanitë private që zotëron dhe pagesat si kuratore nga Harabel dhe Balkan Youth Albania.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI