Flash

SONDAZHI/ 41.9% e të rinjve, objektiv të ikin nga Shqipëria në 2025-ën

Lapsi.al 25 December 2024
SONDAZHI/ 41.9% e të rinjve, objektiv të ikin nga Shqipëria

Sondazhi i fundvitit i DataCentrum-Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët lidhur me objektiva të ndryshëm lidhur me vitin 2025.

Një ndër objektivat për të cilin janë pyetur qytetarët ka qenë të ikin nga Shqipëria. Diferencat demografike më të mëdha në këtë objektiv shihen tek grupmoshat.

Të pyetur “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Të iki nga Shqipëria/ Llotaria Amerikane”, 24.5% e qytetarëve të pyetur janë përgjigjur se e kanë si objektiv, ndërkohë që 72.5% e tyre tregojnë se nuk e kanë si objektiv.

Këtë objektiv e kanë 39.8% e atyre që janë 18-24 vjeç dhe 43.9% e atyre që janë 25-34 vjeç. Ndërkohë që me rritjen e moshës ky objektiv është më pak i shprehur në grupmoshat e tjera.

Pyetjes: “Sa i mirë ka qenë viti 2024 për ju personalisht”? 40.6% e tyre i janë përgjigjur që ka qenë një vit i mirë, 20.6% e tyre një vit jo i mirë dhe 38.5% e tyre janë përgjigjur neutral. Krahasuar me një vit më parë lidhur me bilancin e vitit 2023, 55.1% e qytetarëve janë përgjigjur se ka qenë një vit i mirë, 14.4% vit jo i mirë dhe 30.5% e qytetarëve janë përgjigjur neutral.

Një pyetje tjetër lidhur me bilancin personal për vitin 2024 e bërë nga Barometri – Euronews Albania ka qenë: “Çfarë note do t’i vendosnit vetes këtë vit marrë parasysh detyrat/ objektivat që keni realizuar ose jo? (nota 10 shkëlqyeshëm/ nota 4 ngelëse)”, 35.9% e qytetarëve i kanë vendosur vetes notat 8-9-10, 30.2% e qytetarëve i kanë vendosur vetes notën 7 dhe 33.6% e tyre i kanë vendosur vetes notat 6-5-4.

Sërish të pyetur nga DataCentrum – Barometri – Euronews Albania në vitin 2023 për të njëjtin vlerësim, qytetarët i kanë vendosur nota më të larta vetes së tyre marrë parasysh detyrat dhe objektivat që kishin realizuar. Në vitin 2023, 45.2% e qytetarëve i kanë vendosur vetes notat 8-9-10, 26.9% e tyre notën 7 dhe 24% e tyre i kanë vendosur vetes notat 6-5-4.

Të pyetur “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Më shumë të ardhura”, 74.8% e qytetarëve të pyetur tregojnë se e kanë si objektiv, ndërkohë 24.4% e tyre thonë se nuk e kanë si objektiv.

Këtë objektiv e kanë 82.4% e atyre që deklarojnë të ardhura të larta, 61% e atyre që deklarojnë të ardhura mesatare të ulëta dhe 67.7% e atyre që deklarojnë të ardhura të ulëta.

Të pyetur “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Përmirësimi i balancës punë – kohë e lirë”, 47.2% e qytetarëve të pyetur janë përgjigjur se e kanë si objektiv, ndërkohë 50.9% e tyre thonë se nuk e kanë një objektiv të tillë.

Këtë objektiv e kanë 48.3% e atyre që deklarojnë të ardhura të larta, 50.65% e atyre që deklarojnë të ardhura mesatare të larta, 40.2% e atyre që deklarojnë të ardhura mesatare të ulëta dhe 35.2% e atyre që deklarojnë të ardhura të ulëta.

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI