Flash

PAMJE TE RENDA/ Pasagjeri filmoi ç’ndodhi në avion pak minuta para rrëzimit

Lapsi.al 25 December 2024
PAMJE TE RENDA/ Pasagjeri filmoi ç’ndodhi në avion pak minuta

Një video e tmerrshme nga brenda avionit që u rrëzua në Kazakistan tregon pasagjerët duke u lutur pak para se ai të përplasej në tokë. Pamjet e filmuara nga një pasagjer tregojnë njerëz të tmerruar duke u lutur ndërsa disa maska oksigjeni janë të ulura.

Në pamje shihen dëmtime brenda bordit me 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të stafit. 38 thuhet se kanë humbur jetën ndërsa 29 kanë shpëtuar megjithëse shumë janë në gjendje të rëndë. Në një tjetër video shihen pamje brenda avionit pas rrëzimit.

Pjesa e pasme mbeti fatmirësisht e paprekur dhe çuditërisht disa persona u gjetën ende të gjallë. Në video dëgjohet një grua e bllokuar që u bërtet ekipeve të shpëtimit: “Më ndihmoni ju lutem!”.

Një zjarrfikës e pyet nëse kishte nevojë për ndihmë për t'u ngritur dhe ajo konfirmon se duhej të nxirrej nga mbeturinat. 22 nga 29 të mbijetuarit po trajtohen në spital, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Të paktën 10 persona thuhet se kanë vdekur pasi janë hedhur nga kabina kur avioni ishte ende në ajër.

Footage shows scared passengers praying and some oxygen masks lowered with damage inside the cabin minutes before the plane crashes and breaks apart in Kazakhstan, with 42 people feared dead

Një tjetër video e frikshme tregon momentin kur avioni shpërtheu në flakë pasi u përplas në tokë. Avioni ishte nisur nga Bakuja e Azerbajxhanit për në Grozni të Rusisë. Kompania “Azerbajxhani Airlines” tha se avioni Embraer 190 kishte “bërë një ulje emergjente” rreth 3 kilometra nga Aktau, një qendër nafte dhe gazi në bregun lindor të Detit Kaspik.

This is the horrific moment a passenger plane hit the ground in a fireball in a Christmas Day crash landing

Përpara përplasjes, ekuipazhi raportoi një shpërthim të fortë. Ata supozuan se avioni mund të jetë goditur nga një tufë zogjsh, por tashmë besohet shkak është bërë shpërthimi i një depozite oksigjeni që furnizon kabinën në rast të uljes së presionit.

Ky presion thuhet se shkaktoi çarjen e avionit në dy pjesë. Autoritetet në Kazakistan thanë se kishin filluar të hetonin versione të ndryshme të mundshme të asaj që kishte ndodhur, duke përfshirë edhe një problem teknik.

Dy nga 29 të mbijetuarit janë fëmijë, që besohet se janë vajza të moshës 11 dhe 16 vjeç. Mediat e huaja thonë se të dy pilotët vdiqën nga përplasja dhe nga ekuipazhi vetëm një stjuardesë femër mbijetoi. Autoritetet kazake thanë se 37 pasagjerë ishin nga Azerbajxhani, 16 nga Rusia, 6 nga Kazakistani dhe 3 nga Kirgistani. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

Kris arma në një lokal në Durrës

Të shtëna me armë zjarri në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Burime policore thonë se pas një konflikti banal mes dy personave, brenda një lokali, njëri prej t...

18:59

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI