Të shtëna me armë zjarri në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Burime policore thonë se pas një konflikti banal mes dy personave, brenda një lokali, njëri prej tyre ka qëlluar disa herë me armë.
Për momentin nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para hetimore.
Të gjithë personat e pranishëm në lokal dhe dëshmitarë të mundshëm në zonë janë marrë në pyetje për të hedhur dritë mbi ngjarjen ndërsa po punohet për kapjen e personit që qëlloi.