Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

Masakroi burrin me sëpatë/ Kërkohet ekspertim psiqik për gruan

Lapsi.al 25 December 2024
Masakroi burrin me sëpatë/ Kërkohet ekspertim psiqik për

Prokuroria e Sarandës, ka caktuar ekspertë psikiatër me qëllim kryerjen e ekspertimit mbi përgjegjshmërinë ligjore të veprimeve kriminale, që ka kryer Elvira Tahiraj.

Gruaja që një ditë më parë vrau bashkëshortin e saj në fshatin Metoq të Sarandës, ka shfaqur paqëndrueshmëri dhe përë këtë shkak edhe është mjekuar në spitalin e Sarandës, ku prokuroria është njohur me kartelën mjekësore.

Vendimi për caktimin e ekspertëve është marë nga grupi i hetimit, pasi gjatë marjes në pyetje, autorja e krimit, ka pranuar se kishte vrarë burrin, por ka dhënë disa versione jo të qëndrueshme mbi mënyrën dhe mekanizmin e vrasjes së Llazar Tahiraj.

Përmes kësaj ekspertize prokuroria synon të provojë shkencërisht nëse është e përgjeshme ligjërisht ose jo. Në rast se gruaja e arrestuar nga policia e Sarandës, do dalë e papërgjeshme për veprimet e kryera, atëherë përmes një kërkese të dytë prokuroria do kërkojë masën e shtrimit të detyrueshëm në spitalin psikiatrik.

Pritet që ditën e nesërme, Elvira Tahiraj, të dali para gjykatës së Sarandës për tu njohur me masën e sigurisë që do caktojë trupi gjykues.

Çifti Tahiraj, jetonin së bashku në fshatin Matoq të Sarandës por dy ditë më parë gruaja vrau me sëpatë burrin e saj, teksa ai ishte duke fjetur në shtëpi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI