Flash

Mediat në RMV: Ish-zv.kryeministri Artan Grubi mund të jetë fshehur në Durrës

Lapsi.al 25 December 2024
Mediat në RMV: Ish-zv.kryeministri Artan Grubi mund të jetë

Mediat në Shkup po i kushtojnë mjaft vëmendje arratisjes së ish-zv.Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pas lëshimit të një urdhër-arresti për çështjen e abuzimeve me “Lotarinë Kombëtare”. Fillimisht u tha se Grubi ishte arratisur për në Kosovë, por mediat shkruajnë tani se ai mund të ndodhet në Shqipëri.

Portali maqedonas “Focus” ka publikuar dëshminë e biznesmenit Arsim Papraniku që shërben edhe si Konsull Nderi i Kosovës në RMV. Ai ka rrëfyer në polici se më 15 dhjetor e ka shoqëruar me makinë Grubin për në Tiranë, ku kanë pirë kafe dhe më pas e kanë lënë në një hotel pranë stadiumit. Pas kthimit në Shkup nëpërmjet pikës doganore të Qafë Thanës Papraniku është thirrur në komisariat për të dhënë shpjegime ku ka thënë se nuk e dinte që Grubi ishte në kërkim nga autoritetet.

Sipas burimeve të televizionit TV21, Grubi e ka lutur sipërmarrësin që ta dërgojë për Tiranë, “ku duhej të takohej me një grup avokatësh me të cilët do të fillonte procedurat për largimin e tij nga lista e zezë e SHBA-ve". Udhëtimi ka qenë dakorduar që dy ditë më parë. Ata kanë udhëtuar herët në mëngjes, rreth orës 8, pasi kanë blerë byrek dhe kos në furrën “Bereket”.

Në vendkalimin kufitar të Bllacës, ka pasur disa makina, por konsulli i ka dorëzuar pasaportat tek polici dhe e ka pyetur se pse ka shumë radhë. Polici i është përgjigjur se nuk kanë “personel të mjaftueshëm”. Pasaporta e konsullit është mbajtur 10 sekonda kurse e Grubit vetëm 2 sekonda. Trau ka qenë i hapur dhe kanë kaluar pa problem. E njëjta gjë ka ndodhur edhe gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas RTV21, ata kanë ndjekur rrugën nga Prishtina për në Tiranë. Disa kilometra para Prishtinës, Grubi ka filluar të marrë telefonata se ndaj tij kanë nisur procedurat dhe se kërkohej që ai të dorëzohej. Sipërmarrësi thuhet se i ka propozuar që ai të kthehet, por Grubi ka qenë i pavendosur dhe ka insistuar që të vazhdojnë drejt Tiranës.

Gjatë rrugës, siç sipas TV21, disa herë ata kanë ndaluar në karburante ku Grubi ka shfrytëzuar tualetin. Në Tiranë, Grubi është lënë në qendrën e qytetit, kurse sipërmarrësi është kthyer në shtëpinë e tij në një resort në Durrës. Mëngjesin e ardhshëm, rreth orës 6, sipërmarrësi është kthyer në Shkup.

Sipas të njëjtave burime Grubi thuhet se po qëndron pranë detit Adriatik, në zonën e Hamallajt në Durrës. Edhe zëvendëskryeministri aktual i RMV-së, Izet Mexhiti tha në një intervistë për “Ora News” se sipas informacioneve të tij, Grubi nuk ndodhej më në Kosovë, por në Shqipëri. Për këtë çështje ka reaguar edhe kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski që tha se nuk dëshiron të spekulojë nëse Grubi është në Shqipëri apo në Kosovë, por fakti sipas tij “është se ai nuk ishte i pastër si loti pasi përndryshe nuk do të kishte ikur nga drejtësia”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI