Flash

Dëbora në Kukës, shumë zona pa energji elektrike

Lapsi.al 24 December 2024
Dëbora në Kukës, shumë zona pa energji elektrike

oti i keq në vend dhe reshjet e dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme kanë sjellë problemet në qytetin e Kukësit. Mësohet se gjysma e popullsisë në qarkun e Kukësit ka mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë.

Sipas Shtabit të Emergjencave Civile në Kukës aktualisht gjysma e popullsisë është pa energji elektrike: Nj Adm Lekbibaj, Fierzë, Bytyç, fshatrat Rragan, Gjelaj, Nj Adm Margegaj, fshatrat Myhejen, Shumicë, Nj Adm Tropojë, fshati Dojan, Nj Adm Bujan, Bashkia Tropojë. Fshatrat Qarr, Letaj. Peraj, Zgjec ,Perollaj, Bardhaj, Helshan, Kosturr Nj Adm Golaj Bashkia Has. Njësitë Adm Surroj, Kolsh, Topojan, Nj Adm Malzi, Fshati Gabricë, Nj Adm Bicaj, Nj Adm Shtiqën Bashkia Kukës.

Gjithashtu qarkullimi është i vështira në disa fshatra si Arrën, Turaj, Shkinak, Tërshenë, Nimçë, Kollovoz ku trashësia e borës i ka kaluar 30 cm në këto zona. Ndërkohë edhe qarku i Dibrës në 24 orët e fundit, është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore. Trashësia në qytetin e Peshkopisë shkon në 5 cm ndërsa në ekstremet më të larta të Qafë Murrizes dhe të Kalasë së Dodës kalon mbi 20 cm.

Të këshilluara

Thethi i izoluar nga dëbora

Thethi vazhdon prej 24 orësh të jetë i izoluar për turistët për shkak të reshjeve të dëborës. Gjatë pasdites së sotme, kanë qenë vetë banoret e zonës të cilë...

19:47

Aksident me vdekje në Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte (24 dhjetor) në rrugën “Miqësia" në Durrës. Viktima, i moshës rreth 40 vjeç teksa po e...

19:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI