Flash

Përplasja me armë në Durrës, policia zbardh detaje

Lapsi.al 25 December 2024
Përplasja me armë në Durrës, policia zbardh detaje

Policia ka dhënë detajet e para për të shtënat në lagjen Nr. 15 të Durrësit, në zonën e ish-Kënetës.

Blutë bëjnë me dije se personi që ka qëlluar me armë është identifikuar si 29-vjeçari me iniciale K. D.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta në lokal, i riu i dehur ka nxjerrë armën e gjahut dhe e ka shkrepur në ajër.

Ai është shoqëruar nga policia menjëherë as ngjarjes.

"Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 15 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. D., 29 vjeç, në gjëndje të dehur ka qëlluar me armë gjahu në ajër.

Shtetasi K. D, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit", thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Kris arma në një lokal në Durrës

Të shtëna me armë zjarri në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Burime policore thonë se pas një konflikti banal mes dy personave, brenda një lokali, njëri prej t...

18:59

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI