Flash

Video/ Gol e asist në të fundit me Partizanin: Rrapaj dënon Vllazninë plot mungesasa

Lapsi.al 20 December 2024
Video/ Gol e asist në të fundit me Partizanin: Rrapaj dënon

Partizani ka mundur në takimin e fundit të vitit Vllazninë me rezultatin 2-0, duke marrë përkohësisht kreun e renditjes së kampionatit, në pritje të Egnatias e Dinamos. Të kuqtë mposhtin një rival direkt për Final Four, me protagonist fantazistin Arinaldo Rrapaj: gola e asist për vlonjatin në ndeshjen e fundit me fanellën kryeqytetase.

Përballë shkodranëve të gjymtuar nga dëmtimet e shumta dhe me Brdaric që improvizoi formacionin, Partizani e nisi praktikisht ndeshjen në avantazh me golin e shpejtë të kapitenit Cara. Një asist i Rrapaj dhe anësori nuk gaboi, duke mposhtur debutuesin Jukaj. Portieri i ri në fakt e shpëtoi disa herë rezultatin, duke ndalur tentativat e kryeqytetasve për të mbyllur ndeshjen.

[video width="828" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/6765b160977c3.mp4"][/video]

Në pjesën e dytë, djaloshi shkodran u dorëzua përsëri përballë aftësive të Rrapaj, i cili shënoi një gol spektakolar për të vendosur në kasafortë tri pikët për ekipin e tij. Në ndeshjen e fundit me të kuqtë para transferimit në Ukrainë, vlonjati bëri një performancë fantastike si për ta bërë edhe më të dhimbshme ndarjen. Partizani, më pas, administroi rezultatin me një Vllazni që nuk mundi të bëntë shumë përveç rasteve sporadike.

[video width="576" height="250" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/6765c44d74633-1.mp4"][/video]

Lexo më tej: Video/ Trajneri i shkarkuar hakmerret në Korçë: Gvozdenovic fundos Skënderbeun

Partizani ngjitet në krye të renditjes, të paktën për 24 orë, me 33 pikë, dy mbi Dinamon, që duhet të luajë, e Vllazninë. Egnatia është me 30 pikë dhe do të përballet me skuadrën e Dajës, në ndeshjen e parë të fazës së tretë të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI