Flash

"Gropa e madhe, nuk po gjej zgjidhje": Gjoka i dorëzuar, Ivani: "E njihja ekipin"

Lapsi.al 20 December 2024
"Gropa e madhe, nuk po gjej zgjidhje": Gjoka i dorëzuar, Ivani:

“Ne na duhet çdo pikë, edhe barazimi do ishte i vlefshëm por fitorja edhe më shumë e vlefshme. Unë mendoj që duhet të ishim më vigjilentë, goli i parë erdhi nga mosvigjilenca, dihet që në një terren të tillë, portieri duhet ndihmuar nga mbrojtësit. Gjjithsesi më vjen shumë keq pasi e prisnim ndeshjen ndryshe, pse jo të kërkonim edhe fitoren". Ernest Gjoka nuk po arrin të bëjë dot asgjë për të ndryshuar sezonin e Skënderbeut. Që kur arriti në Korçë për të marrë vendin e Gvozdenovic, ai ende nuk ka provuar shijen e fitores.

"Më vjen keq për skuadrën - pranoi Gjoka -, kam rreth dy javë e gjysmë këtu dhe nuk po gjejmë zgjidhjen. Ekipi ka nevojë për diçka tjetër, duhet të mendojmë të gjithë për zgjidhjen. Është një ekip shumë i brishtë, thyhet dhe nuk ngrihet dot më, kjo është për ardhur keq se Elbasani nuk është se bëri gjë".

Lexo më tej: Video/ Trajneri i shkarkuar hakmerret në Korçë: Gvozdenovic fundos Skënderbeun

Gjoka pastaj e bëri situatën edhe më dramatike, por duke shmangur me kujdes përgjegjësinë: "Gropa është shumë e madhe, ta ngrej psikologjikisht por mesa duket nuk po gjej dot zgjidhje. Skuadra ka qenë në këtë gjendje që është”.

GVOZDENOVIC: "KISHA AVANTAZH, NJIHJA EKIPIN"

“Sot ishim të përqendruar vetëm për pikët, se kishim nevojë për to. Kjo ishte e para. Nga fillimi Skënderbeu ishte skuadra më e mirë, 20 minuta bënë lojë më mirë. Pas minutës së 20, ne ishim skuadra më dominuese, më e përgatitur. Ne e dinim në çdo sekondë e minutë çfarë do të bëjmë në fushë". Ivan Gvozdenovic i gëzohet fitores në ish-shtëpinë e tij dhe një pozicioni komod në renditje, që e lejon edhe të mendojë për zonën Final Four për vitin 2025. "Për dhuratë të shohim, por kemi nevojë për 3-4 përforcime. Tani klubi do vendosë, por kam besim se do të firmosim 3-4 lojtarë se kemi nevojë”.

Gvozdenovic pastaj zbuloi edhe çelësin e suksesit të kësaj ndeshje: "Sot ishte një plus për ne, se unë e di skuadrën e Skënderbeut, ia di pikat e forta dhe të dobëtat, ndaj ishte një plus për ne sot".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI