Flash

FOTO/ Dënohet me 21 vjet burg “terroristja më seksi” e Rusisë

Lapsi.al 20 December 2024
FOTO/ Dënohet me 21 vjet burg “terroristja më seksi” e

Një nëpunëse civile e etiketuar si “terroristja më seksi” e Rusisë është vënë pas hekurave për 21 vjet pasi u akuzua se ka kryer sulme sabotuese pro-Ukrainase. Viktoria Shinkaruk, 29 vjeç është burgosur pasi regjimi paranojak i Vladimir Putin e akuzoi atë për përgatitje të "sulmeve terroriste" në një hekurudhë dhe në një rafineri nafte. Shinkaruk u dënua nga një gjykatë ushtarake pasi e gjetën fajtore për blerje dhe kontrabandë të eksplozivëve.

Gjykata gjithashtu pretendoi se ajo ishte duke punuar në emër të Ukrainës, pasi sipas tyre Shinkaruk u bë pjesë e një nisme të dhurimit të parave për Kievin. Ajo akuzohet se la 780 £ brenda një koshi në një supermarket. Gjykata ruse tha se paratë e hedhura ishin projektuar për t'u "përdorur nga terroristët" përtej kufirit.

Viktoria Shinkaruk, dubbed Russia's hottest terrorist, has been jailed for 21 years

Shinkaruk vazhdimisht e ka mohuar të ketë pasur dijeni se paratë janë përdorur për qëllime terroriste. Ajo pretendon se kishte ndjekur udhëzimet nga bashkëshorti i saj në mërgim, i cili më vonë doli se punonte për Ukrainën.

Burri i saj, Evgeny Kisel, 36 vjeç thuhet se kaloi disa muaj duke ndihmuar inteligjencën ushtarake ukrainase. Sipas prokurorëve, paratë po përdoreshin si pjesë e një komploti të madh ukrainas për të hedhur në erë një tubacion gazi dhe një bazë të ushtrisë private “Wagner”.

Shinkaruk was accused of preparing 'terrorist attacks' on a railway and oil refineries

E quajtur "terroristja më e bukur e Rusisë" pas dënimit të saj, Shinkaruk iu lut prokurorëve që ta mbanin atë jashtë burgut. Ajo e deklaroi veten të pafajshme para gjykatës.

“Jam totalisht kundër çdo lloj dhune, nuk do ta lidhja kurrë jetën time me këtë lloj aktiviteti. Kam lindur në Belgorod dhe nuk kam pasur dëshirë të kontribuoja në ndonjë shpërthim që do të bëhej në qytetin tim. Nëse do ta kisha ditur se [burri im] ishte anëtar i komuniteteve [terroriste], nuk do të kisha pasur asnjë kontakt me të” – tha ajo.

Shinkaruk with her husband Evgeny Kisel, 35, who is working for Ukraine

Gjykatësi nuk i pranoi arsyet e saj dhe e ndëshkoi Shinkaruk me një dënim 21-vjeçar. Provat kryesore që e dënuan atë erdhën nga një agjent i dyfishtë i cili nuk u identifikua asnjëherë në gjykatë. Shoku i saj i bashkë-akuzuar mekanik, Alexander Kholodkov, 38 vjeç, iu dha një vit më shumë burg, pavarësisht se dyshohet se kishte lënë më shumë se mbi 3 mijë £.

Të dy u dënuan për pjesëmarrje në një organizatë terroriste, përgatitje për një akt terrorist, blerje dhe kontrabandë të paligjshme të eksplozivëve, përgatitje për prodhimin e eksplozivëve dhe kontrabandë të mallrave dhe burimeve me rëndësi strategjike. Miqtë më të ngushtë të Shinkaruk ishin mosbesues kur dëgjuan për gjyqin.

She is accused of 'dead dropping' cash for spies

Një shok i saj u shoreh: “Nuk besoj se ajo mund të bëjë ndonjë gjë kundër vendit. Ajo është një vajzë shumë e zgjuar, shumë tërheqëse, gjatë gjithë kohës që kemi biseduar nuk e kam dëgjuar kurrë të bëjë ndonjë deklaratë të dyshimtë. Ajo e do vendin tonë."

Një mik tjetër i quajtur Sergei, i tha agjencisë së lajmeve Regnum: "Unë mendoj se burri i saj i bëri lavazh truri se këto para gjoja do ta ndihmonin atë të shmangte një çështje penale. Ajo ishte një budallaqe dhe thjesht donte të ndihmonte. Tani ajo do të humbasë rininë e saj, mundësinë për të krijuar një familje [duke u mbyllur në burg]."

The 29-year-old has denied the allegations against her

Putin ka një obsesion të thellë pas spiunazhit, fshehtësisë dhe kundërzbulimit, gjë që ka ndikuar thellësisht në stilin e tij të udhëheqjes dhe vendimmarrjen, veçanërisht gjatë kohës së luftës. Paranoja e Putin i ka rrënjët në sfondin e tij si oficer i KGB-së, ku ai zhvilloi një botëkuptim të dominuar nga dyshimi dhe besimi se mashtrimi është një mjet i domosdoshëm në krijimin e shtetit.

Me kalimin e viteve, kjo ka çuar në një kulturë mosbesimi brenda qeverisë ruse, ku tirani e rrethon veten me besnikë, veçanërisht ata me prejardhje të sigurisë ose inteligjencës, duke përforcuar një regjim të kontrolluar fort dhe të fshehtë. Obsesioni i Putinit me spiunazhin ka parë një fokus në sabotazhin dhe sulmet kibernetike kundër Ukrainës, së bashku me një frikë të shtuar nga spiunazhi perëndimor.

Alexander Kholodkov being led by Russian officials

Kjo paranojë ka nxitur përpjekjet për të izoluar Rusinë nga ndikimet e jashtme, duke përfshirë kufizimin e aksesit në teknologjinë perëndimore dhe shtrëngimin e kontrollit të internetit. Diktatori arrestoi më herët të paktën 12 shkencëtarë kryesorë të raketave hipersonike me dyshimin për "tradhti të lartë". Njerëzit e despotit spastruan ekspertët më të mirë të hapësirës ajrore dhe raketave nga frika se po i nxirrnin sekrete NATO-s.

Rusia në mars akuzoi një profesor tjetër, Dr Alexander Kuranov, 76 vjeç, për "tradhti të lartë". Ai ishte i fundit në një listë me mbi një duzinë shkencëtarësh, shumë prej të cilëve janë të moshuar, të arrestuar në 6 vitet e fundit nga shërbimi i frikshëm i sigurisë i Putinit, FSB.

Putini, i tmerruar nga tradhtarët duket se po kërkon të heshtë ata që dinë më shumë për projektet e tij sekrete të armëve. Gjyqet janë mbuluar me fshehtësi dhe provat kundër të pandehurve nuk janë bërë publike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Delvinë, i riu dhunon babanë e moshuar

Një 32-vjeçar nga Delvina është arrestuar ditën e sotme nën akuzën e dhunës në familje. Efektivët e Komisariatit të Policisë Delvinë, pas denoncimit nga baba...

18:30

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI