Flash

Sulmỉ terrorỉst në Gjermani, MEPJ jep detaje nëse ka shqiptarë të lënduar

Lapsi.al 20 December 2024
Sulmỉ terrorỉst në Gjermani, MEPJ jep detaje nëse ka

Sulmỉ terrorỉst që ndodhi në Magdeburg të Gjermanisë me 11 vỉktỉma dhe mbi 60 të plagosur ka tronditur jo vetëm këtë vend, por pothuajse të gjithë Europën. Një automjet i marrë me qera nga një 50-vjeçar i lindur në Arabinë Saudite me profesion mjek, hyri në një treg Krishtlindjesh duke marrë zvarrë njerëzit për gati 400 metra.

Në një reagim të saj ministria për Europën dhe Punët e Jashtme thotë se nga të dhënat paraprake nuk raportohet që mes viktimave apo të lënduarve të ketë shqiptarë.

“I tronditur thellë nga lajmi i sulmit mizor në Magdeburg që ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë asaj që duhet të jetë një sezon i gëzueshëm. Zemrat tona janë për viktimat, familjet e tyre dhe popullin gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë” – shkroi ministri i jashtëm Igli Hasani në “X”. 

"Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, duke marrë jetë të pafajshme dhe duke plagosur shumë gjatë festimeve të Tregut të Krishtlindjeve. Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm dhe ne mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm??" - shkroi edhe kryeministri Edi Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Delvinë, i riu dhunon babanë e moshuar

Një 32-vjeçar nga Delvina është arrestuar ditën e sotme nën akuzën e dhunës në familje. Efektivët e Komisariatit të Policisë Delvinë, pas denoncimit nga baba...

18:30

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI