Flash

PAMJE TË RENDA/ Makina përplas turmën, del VIDEO e sulmit në Gjermani

Lapsi.al 20 December 2024
PAMJE TË RENDA/ Makina përplas turmën, del VIDEO e sulmit në
Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi terrorist që ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në Magdeburg të Gjermanisë. Një makinë BMW e zezë hyri me shpejtësi në një treg krishtlindjesh ku njerëzit festonin duke lënë pas një bilanc tragjik. Deri tani numërohen 2 të vdekur dhe 68 të plagosur. Një videon e publikuar në rrjetet sociale shihet se ora tregon 19.04 në momentin kur filloi tmerri. Në panik, njerëzit vrapojnë majtas e djathtas drejt tezgave të tregut të Krishtlindjeve, por shumë prej tyre nuk mundin të largohen aq shpejt sa duhet. Të lënduarit shihet se si shtrihen në tokë. Vizitorë të tjerë vrapojnë drejt të lënduarve dhe duan t’i ndihmojnë. Mediat gjermane shkruajnë se autori, një mjek, 50-vjeçar i lindur në Arabinë Saudite, u arrestua nga policia. Ai e kishte marrë makinën me qera pak para ngjarjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Delvinë, i riu dhunon babanë e moshuar

Një 32-vjeçar nga Delvina është arrestuar ditën e sotme nën akuzën e dhunës në familje. Efektivët e Komisariatit të Policisë Delvinë, pas denoncimit nga baba...

18:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI