Flash

PAMJET/ “Lumë” sirianësh që kthehen në vendin e tyre pas ikjes së Assad

Lapsi.al 9 December 2024
PAMJET/ “Lumë” sirianësh që kthehen në vendin e
Mijëra refugjatë kanë kaluar kufirin e Sirisë në dy ditët e fundit pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad. Shumë të tjerë brenda vendit po kthehen në Damask. Euforia në vend pas zhvillimeve të stuhishme të fundjavës është e dukshme. Po aq të dukshme janë radhët kilometrike të makinave që kthehen në Damask. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamje të mijëra makinave që kanë bllokuar rrugët që të çojnë në kryeqytetin sirian. Media turke TRT raporton se një numër i madh i sirianëve janë larguar edhe nga Turqia duke u kthyer në vendlindje. Në pikat kufitare ka mbipopullim, ndërkohë që është dashur të krijohet një pikë e re kontrolli nga autoritetet turke për të menaxhuar fluksin. "Assad është zhdukur. Lufta ka mbaruar" - thonë shumë nga ata që kthehen, zakonisht me familjet e tyre. Shumë prej tyre kishin qëndruar në Turqi për më shumë se 10 vjet, por tashmë janë kthyer në vendin e tyre. ©LAPSI.al Ένα «ποτάμι» προσφύγων επιστρέφει στη Δαμασκό μετά την πτώση του Άσαντ – Δείτε βίντεο και φωτογραφίες Ένα «ποτάμι» προσφύγων επιστρέφει στη Δαμασκό μετά την πτώση του Άσαντ – Δείτε βίντεο και φωτογραφίες Ένα «ποτάμι» προσφύγων επιστρέφει στη Δαμασκό μετά την πτώση του Άσαντ – Δείτε βίντεο και φωτογραφίες

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI