Flash

Aferat me pronat në Durrës, “arrest shtëpie” për ish-juristin e Kadastrës

Lapsi.al 6 December 2024
Aferat me pronat në Durrës, “arrest shtëpie” për

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-juristin e Kadastrës së Durrësit Mikel Zaho pasi akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim me 4 zyrtarë të tjerë për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në zonën e Spitallës.

Zaho ishte person në kërkim që nga muaji prill 2024, pasi me kërkesë të Prokurorisë Gjykata kishte vendosur në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg” për të. Hetimet e nisura që në vitin 2019 zbuluan një skemë për përfitimin e paligjshëm të 151 mijë metër katrorë tokë në Spitallë të Durrësit.

Rasti u rikthye në shkurt të vitit të kaluar pas denoncimit të një qytetari se toka e tij, ende në gjyq për njohjen e pronësisë në Gjykatën e Lartë, ishte zaptuar nga dy subjekte, njëri prej të cilëve pretendonte ta kishte blerë pronën nga një kompani tjetër.

Të këshilluara

SPAK reagon për Erion Veliajn

Prokuroria e Posaçme ka reaguar në lidhje me lajmin e raportuar pak më parë ku GJKKO kishte dhënë autorizimin për kontrollin e telefonit të Ajola Xoxës. Në n...

13:18

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI