Flash

Berisha nis premtimet: Do falim gjobat e dritave dhe ujit

Lapsi.al 6 December 2024
Berisha nis premtimet: Do falim gjobat e dritave dhe ujit

Kreu i PD, Sali Berisha tha se kur PD të vijë në pushtet do të falë të gjitha gjobat për energjinë dhe ujin, si dhe do të dëmshpërblejë të gjitha gjobat për ndërtimet pa leje.

Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të mos paguajë asnjë qindarkë gjobë, që kreu i PD, i quajti antikushtetuese.

“Dje, në një veprim klandestin, narkomazhoranca jashtë çdo lloj procedure parlamentare, kërkoi të fusë në rend dite dhe të votojë një kallp-ligj, sipas të cilit do të faleshin gjobat për lejet e ndërtimit në zonat rurale.

Ky ishte një kallp-ligj dhe një mashtrim i madh sepse me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ligji i miratuar për vendosjen e këtyre gjobave është shpallur antikushtetues.

Në këtë kuadër, çdo qeveri është e detyruar të rikthejë çdo gjobë të vënë bazuar në këtë ligj.

Por narko-shteti, narko-diktatura, e cila njeh vetëm vullnetin e padrinos dhe kreut të krimit, pavarësisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ka vazhduar praktikën antikushtetuese të gjobitjes së qytetarëve dhe tani së fundmi bën sikur po i fal gjobat, në një kohë kur ato kanë qenë të gjitha të paligjshme.

Ndaj dënoj këtë mashtrim publik dhe garantoj çdo qytetar që janë gjobitur mbi bazën e atij ligji antikushtetues, nga data e hyrjes në fuqi gjer sot, se ata do të dëmshpërblehen, do u kthehet qindarkë për qindarkë e gjithë shuma e gjobës që kanë paguar.

Ftoj çdo qytetar të mos paguajë një qindarkë gjobë antikushtetuese.

Sikundër deklaroj se PD do të falë të gjitha gjobat për pensionistët, për familjet në nevojë, për punonjësit me rroga mesatare e poshtë, për familjet me nëna kryefamiljare, për të gjithë familjet në ndihmë ekonomike, në papunësi, do falen të gjitha gjobat e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.

Ftoj këto familje të mos paguajnë asnjë qindarkë, pasi këto gjoba do të jenë 100 përqind të falura”, tha Berisha në konferencë me gazetaret.

Të këshilluara

SPAK reagon për Erion Veliajn

Prokuroria e Posaçme ka reaguar në lidhje me lajmin e raportuar pak më parë ku GJKKO kishte dhënë autorizimin për kontrollin e telefonit të Ajola Xoxës. Në n...

13:18

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI