Flash

“Sky ECC” në Greqi/ 14 shqiptarë të arrestuar për trafik droge

Lapsi.al 6 December 2024
“Sky ECC” në Greqi/ 14 shqiptarë të arrestuar

Policia greke ka zbardhur operacionin e iniciuar nga zbardhja e komunikimeve në platformat “Sky ECC” dhe “Encrochat” të zhvilluar ditën e djeshme.

Në operacionin ku morën pjesë dhe forcat speciale greke EKAM, 24 persona janë arrestuar ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në dosjen hetimore janë të përfshirë 15 shtetas shqiptarë (njëri i vdekur), disa shtetas grekë dhe shtetas nga Rusia, Moldavia, Gjeorgjia dhe Kina, të cilët ishin pjesë e 4 grupeve kriminale.

Grupet kriminale ishin të përfshira në trafik dhe shpërndarje droge marijuanë dhe kokainë dhe pastrim parash, ndërsa ndaj tyre ka akuza edhe për armëmbajtje pa leje. Gjatë operacionit u zbulua gjithashtu edhe një laborator i kultivimit të bimëve narkotike. Sipas policisë, këto grupe trafikonin drogë nga Shqipëria e Spanja, kryesisht përmes mjeteve që transportonin materiale të ligjshme, shpërndanin drogë në Greqi si dhe transportonin apo pastronin paratë e fituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Gjatë hetimeve janë arritur të zbulohen 106 episode që lidhen me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, të sasisë totale 1 ton 784 kg marijuanë dhe 43 kg 700 gram kokainë apo transportin dhe pastrimin e parave si dhe tentativa e vrasjes ndaj shtetasit Ari Papa, ndodhur më 26 shkurt 2021 në Greqi. Llogaritet që nga trafiku dhe shpërndarja e drogës të jenë qarkulluar rreth 8 milionë e 455 mijë euro.

Gjatë kontrolleve të kryera ditën e djeshme në kuadër të operacionit janë sekuestruar rreth 9.5 kg marijuanë (një pjesë e llojit SKUNK), 1450 bimë narkotike cannabis sativa, rreth 1.3 kg kokainë, 4 pistoleta, 1 cifte, 463 fishekë, 1 silenciator, 1 tytë arme, 6 krehëra, 16 thika, 2 shkopa, 1 përforcues grushti, 1 shkop metalik, 17 lëndë poroteknike, 6 peshore, 1 grirës droge, materiale për vjedhje, 1 orë e shtrenjtë, 49 celularë, 4 lap top, 3 tableta, 1 kartë identiteti false, 1 numërues kartmonedhash, 1 hard disk, mbi 30 automjete, 7 motorra, 475.300 euro, 7.400 lekë shqiptare, 160 dollarë australianë, 2 senti ganeze, 140 slot polake, 160 dirham të Emirateve të Bashkuara Arabe, 1 lirë floriri.

Të dyshuarit jetonin kryesisht në banesa luksoze dhe udhëtonin me automjete të shtrënjta, me të ardhura kryesisht nga veprimtaritë e paligjshme.

Sipas policisë greke një grup kriminal drejtohej nga shqiptarët Denis Grabocka dhe Andon Salati, një tjetër drejtohej nga Aleksandër Sadikaj (i vrarë në Shqipëri në vitin 2022), një tjetër nga Aleksandro Pando ndërsa grupi i katërt nga greku Dhionisio Siountri.

Grupet kriminale:

Grupi “Grabocka – Salati”

Denis Grabocka, 36 vjec nga Korca

Andon Salati, 32 vjec nga Vlora

Aleksandër Sadikaj, 27 vjec nga Memaliaj

Aleksandro Pando, 30 vjec nga Vlora

Meriol Grabocka, 39 vjec nga Korca

Andrea Salati, 65 vjec nga Vlora

Kostandin Salati, 37 vjec nga Vlora

Enea Pando, 35 vjec nga Vlora

Ermal Loli, 37 vjec nga Tirana

Armand Kola, 32 vjec

Gjithashtu anëtarë ishin edhe 9 grekë, 1 moldave, 1 gjeorgjian, 1 rus dhe 13 përdorues të paidentifikuar të “Sky ECC” dhe “Encrochat”.

Grupi “Aleksandër Sadikaj”

Aleksandër Sadikaj, 27 vjec nga Memaliaj

Viktorio Qytyku, 30 vjec

Elson Hajredini, 34 vjec

Si dhe një përdorues i paidentifikuar i aplikacionit “Sky ECC”

Grupi “Aleksandro Pando”

Aleksandro Pando, 30 vjec nga Vlora

Nikolla Pando, 64 vjec nga Vlora

Enea Pando, 35 vjec nga Vlora

Si dhe 5 përdorues të paidentifikuar të aplikacionit “Sky ECC”, 2 prej të cilëve anëtarë edhe në grupin “Grabocka – Salati”.

1.Grupi kriminal “Dhionisiou Siountri”

Përbëhej nga 2 shtetas grekë dhe 3 të paidentifikuar.

Nën akuzën e pastrimit të parave ka rënë në pranga edhe Eglantina Pando, 57 vjeç si dhe një greke e një kinez, ndërsa një përdorues i aplikacionit “Encrochat” që kryente transport parash me sistemin “Haëala” është i paidentifikuar.

Gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë për vepra të tjera penale edhe Marjus Pashaj, 28 vjeç nga Delvina dhe një shtetase greke.

SHQIPTARËT E PËRFSHIRË:

VDEKUR:

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç nga Memaliaj

ARRESTUAR:

Denis Grabocka, 36 vjeç nga Korça

Meriola Grabocka, 39 vjeç nga Korça

Andon Salati, 32 vjec nga Vlora

Kostandin Salati, 37 vjeç nga Vlora

Andrea Salati, 65 vjeç nga Vlora

Enea Pando, 35 vjeç nga Vlora

Aleksandro Pando, 30 vjeç nga Vlora

Nikolla Pando, 64 vjec nga Vlora

Englantina Pando, 57 vjeç

Ermal Loli, 37 vjeç nga Tirana

Armand Kola, 32 vjeç

Marjus Pashaj, 28 vjec nga Vergo, Delvinë

NË KËRKIM

Elson Hajredini, 34 vjeç

Viktorio Qytyku, 30 vjeç

Të këshilluara

SPAK reagon për Erion Veliajn

Prokuroria e Posaçme ka reaguar në lidhje me lajmin e raportuar pak më parë ku GJKKO kishte dhënë autorizimin për kontrollin e telefonit të Ajola Xoxës. Në n...

13:18

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI