Flash

Pikëpyetjet e portit në Durrës/ Balluku sulmon mediat gjermane

Lapsi.al 2 December 2024
Pikëpyetjet e portit në Durrës/ Balluku sulmon mediat gjermane

Me një reagim të sforcuar që ngjan me fletërrufetë e kohës kur Shqipëria ishte fanar ndriçues që ruhej nga armiqtë e jashtëm, Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku zgjodhi t'i përgjigjet dyshimeve se porti aktual i Durrësit po menaxhohet nga një kompanie fiktive me qendër në Kroaci, pronari i së cilës përflitet për lidhje me vendet e Amerikës Latine.

Sipas Ballukut, mediat gjermane po përdoren nga opozita, e cila ka paralajmëruar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për shpenzimet marramendëse që duhet të paguajnë shqiptarët për portin e ri në Porto Romano, pasi porti i vjetër iu dha falas biznesmenit arab Mohamet Alabbar.

Në vend se të sqarojë se pse nuk e mbajti premtimin sipas së cilit shqiptarët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për portin e ri, Ballukut flet për sulme që vijnë nga ata që nuk i duan të mirën Shqipërisë.

"Lufta kundër projektit strategjik të ⚓️portit të ri të ?Durrësit është luftë kundër vendosjes së ??Shqipërisë në hartën e Mesdheut si një pikë e re e rrjetit të tregtisë navale.

Është luftë kundër fuqizimit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si pjesë integrale të projektit të portit të ri, ku në Prishtinë dhe Shkup do të ndërtohen dy porte të thata të lidhura me Durrësin.

Është luftë kundër hekurudhës Durrës - Prishtinë dhe Korridorit 8 që pa portin e ri të Durrësit nuk bëjnë asnjë sens. Është luftë kundër sigurisë së Shqipërisë dhe rajonit, që me krahun ushtarak të NATO-s në projektin e portit të ri të Durrësit ngrihet në një nivel tjetër" shkruan Balluku në reagimin e saj.

Sipas saj, media gjermane që ngriti dyshime për kompaninë kroate që ka marrë në menaxhim portin e Durrësit i ka shërbyer opozitës shqiptare.

"Sot u ka mbetur vetëm balta që edhe e eksportojnë jashtë në media të huaja, për t’u dukur më të besueshëm kur e hedhin pastaj këtu. Por sa më shumë baltë të hedhin, aq më thellë ajo baltë do t’i përpijë pranverën që vjen, kur do ta marrin përgjigjen jo me baltë, po me votat e shqiptarëve" shkruan Balluku.

E përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje asaj që po ndodh në portin e Durrësit përmes disa artikujsh. Në shkrimin e plotë që botoi lapsi.al hidhen dyshime për afera korrupstive si për projektin e ri që pritet të ndërtohet ashtu edhe për largimin e një kompanie gjermane.

“Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale” ishte titulli i Focus Online ku pronarët e kompanisë që menaxhojnë sot portin e Durrësit përfliten për lidhje me Ekuadorin dhe Kolumbinë.

"Zbulimet marrin përmasa globale, pasi pronarët e Schapha d.o.o. kanë lidhje me Ekuadorin dhe Kolumbinë. Burime të ndryshme shprehin shqetësime se këto vende mund të përdoren si pika strategjike për rrugët e trafikut të drogës, duke përfshirë Shqipërinë, e cila tashmë monitorohet nga DEA" raportoi Focus Online.

Në reagimin e saj, Balluku ka shmangur përgjigjet për akuzat konkrete, me shpresë se opozita do të tërhiqet nga kërkesa për një hetim parlamentar, apo se media gjermane do ta lërë me kaq hulumtimin për menaxhimin e ri të portit të Durrësit.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI